Return to Video

Tim Berners-Lee rreth Web-it të ardhshëm

  • 0:00 - 0:02
    Koha fluturon.
  • 0:02 - 0:04
    Faktikisht bëhen gati 20 vjetë që kur desha
  • 0:04 - 0:08
    të risistemoj rrugën me të cilën ne përdorim informacionin,
  • 0:08 - 0:11
    rrugën sipas së cilës ne punojmë tok -- që kur shpika World Wide Web-in.
  • 0:11 - 0:14
    Sot, pas 20 vjetësh, në TED,
  • 0:14 - 0:18
    dëshiroj të lyp ndihmën tuaj për një risistemim të ri.
  • 0:19 - 0:23
    Pra, duke iu kthyer 1989-s,
  • 0:23 - 0:26
    shkrojta një memo ku rekomandoja sistemin global të hiperteksteve.
  • 0:26 - 0:29
    Askush nuk bëri gjë me të, pak a shumë.
  • 0:29 - 0:33
    Por, 18 muaj më vonë -- kështu e kanë risitë --
  • 0:33 - 0:37
    shefi im më thotë se mund të merresha me të jashtë programit,
  • 0:37 - 0:39
    si një lloj projekti zbavitës,
  • 0:39 - 0:41
    sa për të vënë në provë një kompjuter të ri që morëm.
  • 0:41 - 0:44
    E kështu më la kohë që të programoja.
  • 0:44 - 0:49
    E kështu, sajova se si do të dukej HTML-ja pak a shumë:
  • 0:49 - 0:52
    protokollin për hipertekste, HTTP-në
  • 0:52 - 0:55
    idenë e URL-ve -- emrat e gjërave
  • 0:55 - 0:57
    që fillonin me HTTP.
  • 0:57 - 0:59
    Shkrova kodin dhe e botova.
  • 0:59 - 1:01
    Pse e bëra?
  • 1:01 - 1:03
    Në thelb, nga zhgënjimi.
  • 1:03 - 1:07
    Më ishin ngritur nervat -- punoja si inxhinier software-esh
  • 1:07 - 1:09
    në këtë laborator të stërmadh, shumë tërheqës,
  • 1:09 - 1:11
    me plot njerëz të ardhur nga krejt bota.
  • 1:11 - 1:14
    Që kishin prurë me vete lloj-lloj kompjuterash të ndryshëm.
  • 1:14 - 1:17
    Që kishin lloj-lloj formatesh të ndryshëm të dhënash.
  • 1:17 - 1:19
    Lloj-lloj formatesh, lloj-lloj sistemesh për dokumente.
  • 1:19 - 1:22
    Kështu pra, në gjithë atë larmi,
  • 1:22 - 1:24
    po të më duhej të konceptoja se si të krijoja diçka
  • 1:24 - 1:26
    nga copa prej njërës dhe copa prej tjetrës,
  • 1:26 - 1:30
    gjithçka që vëzhgoja, lypte të lidhesha me një makinë të re,
  • 1:30 - 1:32
    më duhej të xhiroja një program të ri,
  • 1:32 - 1:37
    dhe informacionin që kërkoja do ta gjeja nën një format të ri të dhënash.
  • 1:37 - 1:39
    Dhe krejt këto ishin të papërputhshme.
  • 1:39 - 1:41
    Të ngrinte vërtet nervat.
  • 1:41 - 1:43
    Gjithë ai potencial i bllokuar.
  • 1:43 - 1:46
    Në fakt, në krejt këto disqe kish dokumente.
  • 1:46 - 1:49
    Ndaj po t'i mendonit krejt ato si
  • 1:49 - 1:54
    pjesë të një sistemi të madh virtual dokumentimi në qiell të hapët,
  • 1:54 - 1:56
    le të themi në Internet,
  • 1:56 - 1:58
    jeta do të ishte shumë e lehtë.
  • 1:58 - 2:02
    E pra, pasi të vjen një ide si kjo, të ha përbrenda
  • 2:02 - 2:04
    dhe, edhe pse bota nuk e lexon shënimin tuaj --
  • 2:04 - 2:07
    në fakt e lexoi, këtë e mësuam pasi vdiq, kopjen e tij.
  • 2:07 - 2:10
    Kish shënuar me laps në qoshe, "E turbullt, por nxitëse".
  • 2:10 - 2:12
    (Të qeshura)
  • 2:12 - 2:16
    Në përgjithësi qe e vështirë -- qe vërtet e zorshme të shpjegoje
  • 2:16 - 2:18
    se ç'ishte web-i.
  • 2:18 - 2:20
    Është vështirë t'ua shpjegosh njerëzve sot që qe e vështirë atëherë.
  • 2:20 - 2:23
    OK, kur filloi TED-i, por deri atëherë nuk kish web
  • 2:23 - 2:26
    ndaj gjërat si klikimi nuk kishin të njëjtin kuptim.
  • 2:26 - 2:28
    Mund t'i tregoj dikujt një copë hiperteksti,
  • 2:28 - 2:30
    një faqe që përmban lidhje,
  • 2:30 - 2:34
    dhe klikojmë mbi lidhjen dhe buuum -- do të dalë një tjetër faqe hipertekst.
  • 2:34 - 2:36
    Jo kushedi çë.
  • 2:36 - 2:39
    Dihet që këtë e kishim parë -- hiperteksti përdorej në CD-ROM-e.
  • 2:39 - 2:42
    Vështirësia qe t'i bëje ata ta përfytyronin:
  • 2:42 - 2:46
    pra, përfytyroni që lidhja mund të shpinte
  • 2:46 - 2:48
    praktikisht te çfarëdo dokumenti që mund të sillnit në mendje.
  • 2:49 - 2:53
    Ky qe pra hopi që qe shumë i vështirë për t'u bërë nga njerëzit.
  • 2:53 - 2:55
    Por ja që disa ia dolën.
  • 2:55 - 2:58
    Po, qe e vështirë të shpjegohej, por lindi një lëvizje në bazë.
  • 2:59 - 3:03
    Dhe kjo qe çka e bëri më tepër zbavitëse.
  • 3:03 - 3:05
    Kjo qe gjëja më ngazëlluese,
  • 3:05 - 3:07
    jo teknologjia, jo ç'bënë njerëzit me të,
  • 3:07 - 3:09
    por vetë bashkësia, fryma e krejt këtyre njerëzve
  • 3:09 - 3:11
    që u bënë tok, përmes email-esh.
  • 3:11 - 3:13
    Kështu qe atëherë.
  • 3:13 - 3:16
    E dini çfarë? Qe zbavitëse, por kështu është sërish pikërisht tani, pak a shumë.
  • 3:16 - 3:18
    I kërkova gjithkujt, pak a shumë, të vinin nën këtë gjë dokumentet e tyre --
  • 3:18 - 3:21
    U thashë, "A mund t'i vendosni dokumentet tuaj në këtë gjënë e rrjetit?"
  • 3:21 - 3:24
    Dhe ashtu bëtë.
  • 3:24 - 3:25
    Faleminderit.
  • 3:25 - 3:27
    Qe kënaqësi, apo jo?
  • 3:27 - 3:29
    Dua të them që qe goxha interesante
  • 3:29 - 3:31
    ngaqë pamë se gjërat që ndodhin me rrjetin
  • 3:31 - 3:33
    na lanë vërtet pa frymë.
  • 3:33 - 3:35
    Na doli shumë më thellë se sa mund ta përfytyronin në fillim
  • 3:35 - 3:37
    kur sajuam site-in e vockël web fillestar
  • 3:37 - 3:39
    me të cilin ia filluam.
  • 3:39 - 3:42
    Tani dua që të vendosni të dhënat tuaja në web.
  • 3:42 - 3:46
    Del se ka ende një potencial të stërmadh të bllokuar.
  • 3:46 - 3:48
    Të ngre nervat fakti që ende
  • 3:48 - 3:52
    nuk kemi të dhëna në web si të dhëna.
  • 3:52 - 3:54
    Ç'doni të thoni me të dhëna? Ku është ndryshimi -- dokumente, të dhëna?
  • 3:54 - 3:57
    Dokumentet i lexoni, kështu?
  • 3:57 - 4:00
    Pak a shumë, i lexoni, mund të ndiqni lidhjet në to, dhe kaq është.
  • 4:00 - 4:02
    Të dhënat -- me një kompjuter mund të bëni gjithë llojet e gjërave.
  • 4:02 - 4:08
    Kush ka qenë këtu ose e ka parë fjalën e Hans Rosling-ut?
  • 4:08 - 4:12
    Një nga më të mirët -- po, e kanë parë plot vetë --
  • 4:12 - 4:14
    një nga fjalët më të mira në TED Talks.
  • 4:14 - 4:16
    Hansi realizoi këtë paraqitje
  • 4:16 - 4:21
    në të cilën tregonte, për vende të ndryshme, me ngjyra të ndryshme --
  • 4:21 - 4:24
    në njërin bosht tregonte shkallët e të ardhurave
  • 4:24 - 4:27
    dhe në tjetrin vdekshmërinë foshnjore, dhe kjo në progres kohor.
  • 4:27 - 4:31
    Pra, ai i mori këto të dhëna dhe krijoi një paraqitje
  • 4:31 - 4:34
    që shkundi mjaft mite që kanë njerëzit
  • 4:34 - 4:38
    mbi anët ekonomike në vendet në zhvillim.
  • 4:38 - 4:40
    Krijoi një diapozitiv paksa si ky.
  • 4:40 - 4:42
    Që i kish nën të krejt të dhënat
  • 4:42 - 4:45
    OK, të dhënat janë ngjyrë kafe, në kutiza, dhe të mërzitshme,
  • 4:45 - 4:47
    kështu i mendojmë të dhënat, apo jo?
  • 4:47 - 4:50
    Ngaqë të dhënat nuk mund t'i përdorni në vetvete
  • 4:50 - 4:54
    Por në fakt, të dhënat drejtojnë një pjesë shumë të madhe nga çka ngjet në jetën tonë
  • 4:54 - 4:57
    dhe kjo ndodh ngaqë dikush i merr këto të dhëna dhe bën diçka me to.
  • 4:57 - 4:59
    Në rastin tonë, Hansi grumbulloi të dhëna
  • 4:59 - 5:04
    që i pat gjetur prej krejt llojeve të site-eve web të Kombeve të Bashkuara.
  • 5:04 - 5:06
    I grumbulloi,
  • 5:06 - 5:09
    i ndërthuri në diçka më interesante se sa copat origjinale
  • 5:09 - 5:14
    dhe ia furnizoi këtij programi,
  • 5:14 - 5:16
    që mendoj se e ka krijuar i biri, fillimisht,
  • 5:16 - 5:19
    dhe prodhoi këtë paraqitje të mrekullueshme.
  • 5:19 - 5:21
    Dhe Hansi nënvizoi një ide
  • 5:21 - 5:25
    duke thënë, "Dëgjoni, pasja e shumë të dhënave është vërtet shumë e rëndësishme."
  • 5:25 - 5:28
    Dhe u gëzova kur e pashë në mbrëmjen e djeshme
  • 5:28 - 5:32
    duke thënë, me forcë, "Pasja e shumë të dhënave është vërtet shumë e rëndësishme."
  • 5:32 - 5:34
    Kështu që dua ta shpini mendjen
  • 5:34 - 5:38
    jo thjesht te dy copa të dhënash të lidhura mes tyre, apo gjashtë siç bëri ai,
  • 5:38 - 5:43
    por të mendoni mbi një botë ku gjithkush ka vënë të dhëna në web
  • 5:43 - 5:45
    që kështu, praktikisht gjithçka që mund të përfytyroni, të gjendet në web.
  • 5:45 - 5:47
    Dhe t'i quani këto mandej të dhëna të lidhura.
  • 5:47 - 5:49
    Teknologjia është të dhëna të lidhura, dhe kjo është tejet e thjeshtë.
  • 5:49 - 5:53
    Nëse doni të vendosni diçka në web ka tre rregulla:
  • 5:53 - 5:56
    gjëja e parë janë ata emrat me HTTP --
  • 5:56 - 5:58
    ato gjërat që fillojnë me "http:" --
  • 5:58 - 6:02
    i përdorim jo më thjesht për dokumente,
  • 6:02 - 6:04
    i përdorim për gjërat mbi të cilat flasin dokumentet.
  • 6:04 - 6:06
    I përdorim për njerëz, i përdorim për vende,
  • 6:06 - 6:10
    i përdorim për produktet tuaja, i përdorim për veprimtari.
  • 6:10 - 6:14
    Krejt gjërat e konceptueshme kanë tani emra që fillojnë me HTTP.
  • 6:14 - 6:19
    Rregulli i dytë, po qe se marr një nga këta emra HTTP dhe kërkoj rreth tij
  • 6:19 - 6:21
    pra përdor rrjetin për të, duke prurë të dhëna
  • 6:21 - 6:23
    përmes përdorimit të protokollit HTTP në web,
  • 6:23 - 6:26
    do të marr si përgjigje disa të dhëna në një format standard
  • 6:26 - 6:31
    që janë pak a shumë të dobishme, e që dikush mund të dojë të dijë
  • 6:31 - 6:33
    rreth asaj gjëje, rreth asaj veprimtarie.
  • 6:33 - 6:35
    Kush qe në veprimtari? Çfarëdo gjëje rreth atij personi,
  • 6:35 - 6:37
    ku ka lindur, ç'gjëra i pëlqejnë.
  • 6:37 - 6:39
    Pra rregulli i dytë është që siguroj të dhëna të rëndësishme.
  • 6:39 - 6:43
    Rregulli i tretë është që kur i siguroj ato të dhëna
  • 6:43 - 6:46
    s'bëhet fjalë për gjatësinë dhe peshën, apo se ku ka lindur dikush,
  • 6:46 - 6:48
    aty ka marrëdhënie.
  • 6:48 - 6:50
    Të dhënat përmbajnë marrëdhënie.
  • 6:50 - 6:52
    Interesante, të dhënat përmbajnë marrëdhënie.
  • 6:52 - 6:56
    Ky person ka lindur në Berlin, Berlini bie në Gjermani.
  • 6:56 - 6:59
    Dhe kur ka marrëdhënie, kurdo që shprehet një marrëdhënie,
  • 6:59 - 7:02
    gjësë tjetër që lidhet aty
  • 7:02 - 7:06
    ka një nga këta emrat që fillojnë me HTTP.
  • 7:06 - 7:08
    Kështu që mund të vazhdoj e të kërkoj për këtë gjënë.
  • 7:08 - 7:11
    Pra kërkoj mbi një person -- mund të kërkoj për vendin ku ka lindur
  • 7:11 - 7:14
    Mund të kërkoj për zonën ku gjendet, qytetin ku gjendet,
  • 7:14 - 7:17
    popullsinë e tij, e me radhë.
  • 7:17 - 7:19
    Pra mund të shfletoj rreth tij.
  • 7:19 - 7:21
    Kjo është pra, vërtet.
  • 7:21 - 7:23
    Kjo do me thënë të dhëna të lidhura.
  • 7:23 - 7:26
    Para ca vitesh shkrova artikullin me titull "Të dhëna të Lidhura"
  • 7:26 - 7:30
    dhe pak pas kësaj, zuri fill.
  • 7:30 - 7:34
    Ideja e të dhënave të lidhura është që kemi shumë, kemi plot
  • 7:34 - 7:36
    nga ato kutitë që kish Hansi,
  • 7:36 - 7:38
    prej nga mbijnë plot, shumë, shumë fare gjëra.
  • 7:38 - 7:41
    Jo thjesht krejt një grup bimësh të tjera.
  • 7:41 - 7:43
    Jo thjesht një rrënjë që ushqen një bimë,
  • 7:43 - 7:46
    por për secilën nga këto bimë, çfarëdo qoftë --
  • 7:46 - 7:49
    një paraqitje, një analizë, dikush kërkon rregullsira te të dhënat --
  • 7:49 - 7:52
    ulen e vëzhgojnë krejt të dhënat
  • 7:52 - 7:54
    për t'i lidhur bashkë,
  • 7:54 - 7:56
    Dhe gjëja vërtet e rëndësishme me të dhënat
  • 7:56 - 7:58
    është që sa më shumë gjëra lidhni tok, aq më të fuqishme janë.
  • 7:58 - 8:00
    Pra, të dhëna të lidhura.
  • 8:00 - 8:02
    Memja zuri të përhapej.
  • 8:02 - 8:06
    Dhe, pa humbur kohë, Chris Bizer i Freie Universitat-it në Berlin
  • 8:06 - 8:08
    që qe ndër të parët në krijim gjërasht interesentea,
  • 8:08 - 8:10
    vuri re se Wikipedia --
  • 8:10 - 8:13
    e njihni Wikipedia-n, enciklopedinë online
  • 8:13 - 8:15
    me plot dokumente interesante brenda.
  • 8:15 - 8:19
    Pra, në këto dokumente, ka katrorë të veckël, kutiza të vogla.
  • 8:19 - 8:22
    Dhe në shumicën e këtyre kutizave me informacion, ka të dhëna.
  • 8:22 - 8:26
    Kështu që ai shkroi një program për t'i marrë këto të dhëna nga Wikipedia,
  • 8:26 - 8:28
    dhe për t'i vendosur në një grumbull të dhënash të lidhura
  • 8:28 - 8:31
    në web, që e quajti dbpedia.
  • 8:31 - 8:35
    Dbpedia në këtë paraqitje tregohet nga reja blu në mes
  • 8:35 - 8:37
    dhe po të kërkoni lidhur me Berlinin,
  • 8:37 - 8:39
    do të shihni që ka re të tjera me të dhëna
  • 8:39 - 8:42
    të cilat edhe këto përmbajnë gjëra rreth Berlinit, dhe janë të lidhura tok.
  • 8:42 - 8:45
    Pra po të merrni nga dbpedia të dhëna rreth Berlinit,
  • 8:45 - 8:47
    do të përfundoni me marrjen edhe të këtyre të dhënave.
  • 8:47 - 8:50
    Dhe më e bukura është që gjithë kjo ka filluar të rritet.
  • 8:50 - 8:52
    Pra kemi sërish të bëjmë me gjëra masive nga baza, OK?
  • 8:52 - 8:55
    Le të mendojmë pak mbi të dhënat.
  • 8:55 - 8:58
    Të dhënat jepen në plot formate të ndryshëm
  • 8:58 - 9:01
    Sillni në mend larminë e web-it. Është vërtet e rëndësishme
  • 9:01 - 9:04
    që web-i ju lejon të vendosni në të gjithfarësoj të dhënash.
  • 9:04 - 9:06
    Kështu ndodh edhe me të dhënat. Unë mund t'ju flas mbi lloj-lloj të dhënash.
  • 9:07 - 9:11
    Mund të flasim mbi të dhëna qeveritare, të dhënat e ndërmarrjeve janë vërtet të rëndësishme,
  • 9:11 - 9:14
    ka të dhëna shkencore, ka të dhëna personale,
  • 9:14 - 9:16
    ka të dhëna mbi motin, ka të dhëna mbi veprimtari,
  • 9:16 - 9:20
    ka të dhëna mbi biseda, ka lajme dhe lloj-lloj gjërash.
  • 9:20 - 9:23
    Do të përmend vetëm pak prej tyre
  • 9:23 - 9:25
    që të keni një ide mbi larminë e tyre,
  • 9:25 - 9:29
    që të kuptoni edhe për ç'potencial të bllokuar flitet.
  • 9:29 - 9:31
    Le të fillojmë me të dhënat qeveritare.
  • 9:31 - 9:33
    Barack Obama tha në një fjalim,
  • 9:33 - 9:38
    që ai -- të dhënat e qeverisë amerikane do të mund të kiheshin përmes Internetit
  • 9:38 - 9:40
    në formate të përdorshëm.
  • 9:40 - 9:42
    Dhe shpresoj që do t'i vendosin si të dhëna të lidhura.
  • 9:42 - 9:44
    Kjo është e rëndësishme. Pse është e rëndësishme?
  • 9:44 - 9:47
    Jo thjesht për tejdukshmëri, po, tejdukshmëria në qeverisje është e rëndësishme,
  • 9:47 - 9:50
    por të dhënat -- këto janë të dhëna nga krejt ministritë qeveritare
  • 9:50 - 9:55
    Mendoni se sa të dhëna ka mbi mënyrën se si jetohet në Amerikë.
  • 9:55 - 9:57
    Faktikisht janë të dobishme. Kanë vlerë.
  • 9:57 - 9:59
    Mund t'i përdor për shoqërinë time.
  • 9:59 - 10:01
    Fëmijët mund t'i përdorin për detyrat e shtëpisë.
  • 10:01 - 10:04
    Pra po flasim për ta bërë botën të funksionojë më mirë
  • 10:04 - 10:06
    duke i bërë këto të dhëna të passhme.
  • 10:06 - 10:10
    Në fakt po të jeni ju përgjegjësi -- nëse dini ca të dhëna
  • 10:10 - 10:12
    në një ministri, shpesh do të shihni që
  • 10:12 - 10:15
    këta njerëz, priren shumë të mos i japin ato --
  • 10:15 - 10:18
    Hansi e quan shtrëngim i bazave të të dhënave.
  • 10:18 - 10:20
    E përqafoni bazën e të dhënave, nuk doni që t'ju ikë
  • 10:20 - 10:22
    pa bërë një site të hijshëm web për të.
  • 10:22 - 10:24
    Unë do të doja të sugjeroja që më mirë --
  • 10:24 - 10:26
    po, bëni një site web të bukur,
  • 10:26 - 10:28
    kush jam unë që të them mos bëni site web të hijshëm?
  • 10:28 - 10:31
    Bëni një site web të bukur, por së pari
  • 10:31 - 10:34
    na jepni të dhënat e paprekura,
  • 10:34 - 10:36
    duam të dhënat.
  • 10:36 - 10:38
    Duam të dhënat të paprekura.
  • 10:38 - 10:41
    OK, tani na duhet të kërkojmë për të dhënat bruto.
  • 10:41 - 10:43
    Dhe do t'ju kërkoj që ta vini në zbatim këtë, OK?
  • 10:43 - 10:44
    Thoni dot "bruto"?
  • 10:44 - 10:45
    Salla: Bruto.
  • 10:45 - 10:46
    Tim Berners-Lee: A thoni dot "të dhëna"?
  • 10:46 - 10:47
    Salla: Të dhëna.
  • 10:47 - 10:48
    TBL: A thoni dot "që sot"?
  • 10:48 - 10:49
    Salla: Që sot!
  • 10:49 - 10:51
    TBL: Bukur, "të dhëna bruto që sot"!
  • 10:51 - 10:53
    Audience: Të dhëna bruto që sot!
  • 10:53 - 10:57
    Ushtrohuni me këtë. Është e rëndësishme, sepse nuk ia keni idenë numrit të justifikimeve
  • 10:57 - 10:59
    që sajojnë njerëzit për të mos u shqitur prej të dhënave të tyre
  • 10:59 - 11:03
    dhe për të mos jua dhënë, edhe pse, si taksapagues, keni paguar për to.
  • 11:03 - 11:05
    Dhe ndodh jo vetëm në Amerikë. Kështu është ngado.
  • 11:05 - 11:08
    Dhe jo vetëm me qeveritë, sigurisht -- me ndërmarrjet po ashtu.
  • 11:08 - 11:11
    Do të përmend edhe pak ide të tjera lidhur me të dhënat.
  • 11:11 - 11:16
    Ja ku jemi në TED, dhe jemi gjithë kohës shumë të ndërgjegjshëm
  • 11:16 - 11:21
    mbi sfidat e mëdha para shoqërisë njerëzore sot --
  • 11:21 - 11:24
    kurimi i kancerit, njohja e trurit për Alchajmerin,
  • 11:24 - 11:27
    njohja e ekonomisë për ta bërë disi më të qëndrueshme,
  • 11:27 - 11:29
    të kuptuarit se si funksionon bota.
  • 11:29 - 11:31
    Njerëzit që do t'i zgjidhin këto -- shkencëtarët --
  • 11:31 - 11:33
    kanë në kokë ide gjysmë të formuara,
  • 11:33 - 11:36
    përpiqen t'i komunikojnë ato përmes web-it.
  • 11:36 - 11:39
    Por shumë nga gjendja e njohjes njerëzore në këtë çast
  • 11:39 - 11:42
    gjendet në baza të dhënash, shpesh brenda kompjuterave të tyre,
  • 11:42 - 11:45
    dhe në fakt, hëpërhë, jo e ndashme me të tjerët.
  • 11:45 - 11:48
    Në fakt, do të prek thjesht vetëm në një zonë --
  • 11:48 - 11:50
    nëse vëreni Alchajmerin, për shembull,
  • 11:50 - 11:53
    zbulim barnash -- ka një shumicë të tërë të dhënash të lidhura që sapo po dalin
  • 11:53 - 11:55
    ngaqë shkencëtarët e kësaj fushe kuptuan
  • 11:55 - 11:58
    që kjo është rrugë e bukur për t'i nxjerrë nga hambarët,
  • 11:58 - 12:02
    pasi të dhënat për gjenomet i kishin në një bazë të dhënash
  • 12:02 - 12:05
    në një ndërtesë, kurse të dhënat për proteinat gjetkë.
  • 12:05 - 12:08
    Tashmë, po iu ngjiten fort atyre -- të dhënave të lidhura --
  • 12:08 - 12:11
    dhe sot mund të bëjnë atë lloj pyetje që ju ndoshta nuk do ta bënit,
  • 12:11 - 12:13
    unë jo -- ata e bëjnë ama.
  • 12:13 - 12:15
    Cilat proteina përfshihen në transmetim sinjalesh
  • 12:15 - 12:17
    dhe që janë gjithashtu të lidhura me neuronet piramidale?
  • 12:17 - 12:20
    Pra, e merrni këtë çikë dhe e hidhni në Google.
  • 12:20 - 12:23
    Sigurisht, nuk ka në web faqe me përgjigje për këtë pyetje
  • 12:23 - 12:25
    sepse këtë pyetje nuk e ka bërë dikush më parë.
  • 12:25 - 12:27
    Shihni që është kërkuar 223000 herë --
  • 12:27 - 12:29
    pa përfundime që mund t'i përdorni.
  • 12:29 - 12:32
    Kërkuat për të dhëna të lidhura -- të cilat tani po i mbledhin tok --
  • 12:32 - 12:36
    32 herë, secila prej të cilave është një proteinë që ka këto veti
  • 12:36 - 12:38
    dhe mund ta shihni.
  • 12:38 - 12:41
    Aftësia për të qenë në gjendje të bëjë kësi pyetjesh, për një shkencëtar --
  • 12:41 - 12:43
    pyetje të cilat prekin disiplina të ndryshme --
  • 12:43 - 12:46
    është vërtet një transformim i thellë.
  • 12:46 - 12:48
    Është shumë, shumë e rëndësishme.
  • 12:48 - 12:50
    Shkencëtarët për çastin janë tërësisht të paqartë --
  • 12:50 - 12:55
    fuqia e të dhënave që janë grumbulluar nga të tjerë shkencëtarë është e bllokuar
  • 12:55 - 12:58
    dhe na duhet ta zhbllokojmë, që kështu të mund të merremi me këto probleme të mëdha.
  • 12:58 - 13:02
    Nëse vazhdoj me këtë avaz, do të mendoni që krejt të dhënat vijnë nga institucione të mëdha
  • 13:02 - 13:05
    dhe ju nuk hyni gjëkundi këtu.
  • 13:05 - 13:07
    Por kjo nuk është e vërtetë.
  • 13:07 - 13:09
    Në fakt, të dhënat prekin jetën tonë.
  • 13:09 - 13:12
    Ju thjesht -- hyni në site-in tuaj të lidhjeve shoqërore,
  • 13:12 - 13:14
    në të parapëlqyerin tuaj, dhe thoni, "Ky është shok i imi."
  • 13:14 - 13:17
    Bing! Marrëdhënie. Të dhëna.
  • 13:17 - 13:20
    Thoni, "Kjo foto është për -- tregon këtë person. "
  • 13:20 - 13:23
    Bing! Edhe kjo është e dhënë. Të dhëna, të dhëna, të dhëna.
  • 13:23 - 13:25
    Çdo herë që bëni diçka në site-in tuaj të lidhjeve shoqërore,
  • 13:25 - 13:29
    site-i i lidhjeve shoqërore i merr të dhënat dhe i përdor -- për një qëllim të ri --
  • 13:29 - 13:33
    dhe i përdor për t'ua bërë personave të tjerë qëndrimin në site më interesant.
  • 13:33 - 13:35
    Por, kur shkoni te një tjetër site me të dhëna të lidhura --
  • 13:35 - 13:38
    dhe le të themi që ky tjetri merret me udhëtime,
  • 13:38 - 13:41
    dhe thoni, "Dua ta dërgoj këtë foto te krejt presonat e atij grupi,"
  • 13:41 - 13:43
    nuk i kapërceni dot gardhet.
  • 13:43 - 13:45
    The Economist shkroi një artikull mbi këtë, dhe mjaft vetë shkruan në blogje mbi të --
  • 13:45 - 13:46
    zhgënjim shumë i madh.
  • 13:46 - 13:48
    Rruga për të shpërthyer hambarët është të kalohet në ndër-veprueshmëri
  • 13:48 - 13:50
    mes site-ve të rrjeteve shoqërore.
  • 13:50 - 13:52
    Na duhet ta bëjmë këtë me të dhënat e lidhura.
  • 13:52 - 13:55
    Një lloj i fundit të dhënash mbi të cilat do të flas, ndoshta më ngazëlluesi.
  • 13:55 - 13:58
    Para se të vija këtu, e kërkova vendin në OpenStreetMap
  • 13:58 - 14:00
    OpenStreetMap është një hartë, por është edhe një Wiki.
  • 14:00 - 14:03
    Zmadhoni këtu dhe ajo gjëja katrore është një teatër -- në të cilin gjendemi tani --
  • 14:03 - 14:05
    The Terrace Theater. Nuk kish emër për të.
  • 14:05 - 14:07
    Ndaj mund të kaloja nën mënyrën përpunim, të përzgjidhja teatrin,
  • 14:07 - 14:12
    të shtoja emrin në fund, dhe ta ruaja.
  • 14:12 - 14:15
    Dhe tani nëse shkoni prapë te OpenStreetMap. org,
  • 14:15 - 14:18
    dhe gjeni këtë vend, do të shihni se ka një emër për The Terrace Theater.
  • 14:18 - 14:20
    Unë e bëra. Unë!
  • 14:20 - 14:22
    Unë e bëra te harta. Sapo e bëra!
  • 14:22 - 14:24
    Unë e vendosa atje. Ej, e dini çfarë?
  • 14:24 - 14:27
    Nëse unë -- asaj harte rruge i duhet që gjithkush të bëjë copëzën e vet
  • 14:27 - 14:30
    dhe krijon një burim të pabesueshëm
  • 14:30 - 14:33
    sepse gjithkush tjetër bën pjesën e vet.
  • 14:33 - 14:36
    Dhe kjo është ajo puna e të dhënave të lidhura.
  • 14:36 - 14:39
    Bëhet fjalë për njerëzit që bëjnë secili pjesën e tyre
  • 14:39 - 14:42
    për të prodhuar pakëz, dhe kjo përkthehet si lidhje.
  • 14:42 - 14:45
    Kështu funksionojnë të dhënat e lidhura.
  • 14:45 - 14:49
    Ju bëni pjesën tuaj. Gjithkush tjetër bën të vetën.
  • 14:49 - 14:53
    Mund të mos keni vetë shumë të dhëna për t'i vendosur aty
  • 14:53 - 14:56
    por dini se ku t'i kërkoni.
  • 14:56 - 14:58
    Dhe e kemi praktikuar këtë.
  • 14:58 - 15:02
    Pra, të dhëna të lidhura -- gjë e stërmadhe.
  • 15:02 - 15:05
    Ju tregova vetëm një numër shumë të vogël gjërash
  • 15:05 - 15:07
    Në çdo anë të jetës sonë ka të dhëna,
  • 15:07 - 15:10
    në çdo anë të punës dhe të dëfrimit,
  • 15:10 - 15:13
    dhe nuk bëhet fjalë thjesht për numrin e vendeve nga vijnë të dhënat,
  • 15:13 - 15:16
    puna është te lidhja e tyre tok.
  • 15:16 - 15:19
    Dhe kur i lidhni të dhënat me njëra-tjetrën, fitojnë fuqi
  • 15:19 - 15:22
    në një mënyrë që nuk ndodh thjesht me web-in, me dokumentet.
  • 15:22 - 15:26
    Prej kësaj vjen një fuqi vërtet e madhe.
  • 15:26 - 15:29
    Pra, tani jemi në atë fazë
  • 15:29 - 15:33
    kur na duhet ta kryejmë këtë -- ne që mendojmë se është ide e shkëlqyer.
  • 15:33 - 15:36
    Dhe krejt njerëzit -- dhe mendoj se ka plot njerëz në TED që i bëjnë gjërat ngaqë --
  • 15:36 - 15:38
    edhe pse nuk ka kthim të menjëhershëm të investimit
  • 15:38 - 15:41
    ngaqë do t'i duket dobia kur gjithkush tjetër të ketë bërë njësoj --
  • 15:41 - 15:45
    do ta bëjnë ngaqë janë ai lloj njeriu që i bën gjërat thjesht
  • 15:45 - 15:48
    pse do të jenë të dobishme nëse gjithkush tjetër bën njësoj.
  • 15:48 - 15:50
    OK, pra quhen të dhëna të lidhura.
  • 15:50 - 15:52
    Dua t'i realizoni.
  • 15:52 - 15:54
    Dua që t'i kërkoni.
  • 15:54 - 15:56
    Dhe mendoj se është një ide që ia vlen të përhapet.
  • 15:56 - 15:57
    Faleminderit.
  • 15:57 - 16:00
    (Duartrokitje)
Title:
Tim Berners-Lee rreth Web-it të ardhshëm
Speaker:
Tim Berners-Lee
Description:

20 vjetë më parë, Tim Berners-Lee shpiku World Wide Web-in. Për projektin e tij të ardhshëm, ai po krijon një rrjet për të dhëna të lidhura, të hapura, i cili do të bënte për numrat atë që Web-i bëri për fjalët, fotot, videot: të zhbllokojë të dhënat dhe të ristrukturojë rrugën me të cilën i përdorim.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
16:32
Besnik Bleta added a translation

Albanian subtitles

Revisions