[Script Info] Title: [Events] Format: Layer, Start, End, Style, Name, MarginL, MarginR, MarginV, Effect, Text Dialogue: 0,0:00:00.00,0:00:02.00,Default,,0000,0000,0000,,Koha fluturon. Dialogue: 0,0:00:02.00,0:00:04.00,Default,,0000,0000,0000,,Faktikisht bëhen gati 20 vjetë që kur desha Dialogue: 0,0:00:04.00,0:00:08.00,Default,,0000,0000,0000,,të risistemoj rrugën me të cilën ne përdorim informacionin, Dialogue: 0,0:00:08.00,0:00:11.00,Default,,0000,0000,0000,,rrugën sipas së cilës ne punojmë tok -- që kur shpika World Wide Web-in. Dialogue: 0,0:00:11.00,0:00:14.00,Default,,0000,0000,0000,,Sot, pas 20 vjetësh, në TED, Dialogue: 0,0:00:14.00,0:00:18.00,Default,,0000,0000,0000,,dëshiroj të lyp ndihmën tuaj për një risistemim të ri. Dialogue: 0,0:00:19.00,0:00:23.00,Default,,0000,0000,0000,,Pra, duke iu kthyer 1989-s, Dialogue: 0,0:00:23.00,0:00:26.00,Default,,0000,0000,0000,,shkrojta një memo ku rekomandoja sistemin global të hiperteksteve. Dialogue: 0,0:00:26.00,0:00:29.00,Default,,0000,0000,0000,,Askush nuk bëri gjë me të, pak a shumë. Dialogue: 0,0:00:29.00,0:00:33.00,Default,,0000,0000,0000,,Por, 18 muaj më vonë -- kështu e kanë risitë -- Dialogue: 0,0:00:33.00,0:00:37.00,Default,,0000,0000,0000,,shefi im më thotë se mund të merresha me të jashtë programit, Dialogue: 0,0:00:37.00,0:00:39.00,Default,,0000,0000,0000,,si një lloj projekti zbavitës, Dialogue: 0,0:00:39.00,0:00:41.00,Default,,0000,0000,0000,,sa për të vënë në provë një kompjuter të ri që morëm. Dialogue: 0,0:00:41.00,0:00:44.00,Default,,0000,0000,0000,,E kështu më la kohë që të programoja. Dialogue: 0,0:00:44.00,0:00:49.00,Default,,0000,0000,0000,,E kështu, sajova se si do të dukej HTML-ja pak a shumë: Dialogue: 0,0:00:49.00,0:00:52.00,Default,,0000,0000,0000,,protokollin për hipertekste, HTTP-në Dialogue: 0,0:00:52.00,0:00:55.00,Default,,0000,0000,0000,,idenë e URL-ve -- emrat e gjërave Dialogue: 0,0:00:55.00,0:00:57.00,Default,,0000,0000,0000,,që fillonin me HTTP. Dialogue: 0,0:00:57.00,0:00:59.00,Default,,0000,0000,0000,,Shkrova kodin dhe e botova. Dialogue: 0,0:00:59.00,0:01:01.00,Default,,0000,0000,0000,,Pse e bëra? Dialogue: 0,0:01:01.00,0:01:03.00,Default,,0000,0000,0000,,Në thelb, nga zhgënjimi. Dialogue: 0,0:01:03.00,0:01:07.00,Default,,0000,0000,0000,,Më ishin ngritur nervat -- punoja si inxhinier software-esh Dialogue: 0,0:01:07.00,0:01:09.00,Default,,0000,0000,0000,,në këtë laborator të stërmadh, shumë tërheqës, Dialogue: 0,0:01:09.00,0:01:11.00,Default,,0000,0000,0000,,me plot njerëz të ardhur nga krejt bota. Dialogue: 0,0:01:11.00,0:01:14.00,Default,,0000,0000,0000,,Që kishin prurë me vete lloj-lloj kompjuterash të ndryshëm. Dialogue: 0,0:01:14.00,0:01:17.00,Default,,0000,0000,0000,,Që kishin lloj-lloj formatesh të ndryshëm të dhënash. Dialogue: 0,0:01:17.00,0:01:19.00,Default,,0000,0000,0000,,Lloj-lloj formatesh, lloj-lloj sistemesh për dokumente. Dialogue: 0,0:01:19.00,0:01:22.00,Default,,0000,0000,0000,,Kështu pra, në gjithë atë larmi, Dialogue: 0,0:01:22.00,0:01:24.00,Default,,0000,0000,0000,,po të më duhej të konceptoja se si të krijoja diçka Dialogue: 0,0:01:24.00,0:01:26.00,Default,,0000,0000,0000,,nga copa prej njërës dhe copa prej tjetrës, Dialogue: 0,0:01:26.00,0:01:30.00,Default,,0000,0000,0000,,gjithçka që vëzhgoja, lypte të lidhesha me një makinë të re, Dialogue: 0,0:01:30.00,0:01:32.00,Default,,0000,0000,0000,,më duhej të xhiroja një program të ri, Dialogue: 0,0:01:32.00,0:01:37.00,Default,,0000,0000,0000,,dhe informacionin që kërkoja do ta gjeja nën një format të ri të dhënash. Dialogue: 0,0:01:37.00,0:01:39.00,Default,,0000,0000,0000,,Dhe krejt këto ishin të papërputhshme. Dialogue: 0,0:01:39.00,0:01:41.00,Default,,0000,0000,0000,,Të ngrinte vërtet nervat. Dialogue: 0,0:01:41.00,0:01:43.00,Default,,0000,0000,0000,,Gjithë ai potencial i bllokuar. Dialogue: 0,0:01:43.00,0:01:46.00,Default,,0000,0000,0000,,Në fakt, në krejt këto disqe kish dokumente. Dialogue: 0,0:01:46.00,0:01:49.00,Default,,0000,0000,0000,,Ndaj po t'i mendonit krejt ato si Dialogue: 0,0:01:49.00,0:01:54.00,Default,,0000,0000,0000,,pjesë të një sistemi të madh virtual dokumentimi në qiell të hapët, Dialogue: 0,0:01:54.00,0:01:56.00,Default,,0000,0000,0000,,le të themi në Internet, Dialogue: 0,0:01:56.00,0:01:58.00,Default,,0000,0000,0000,,jeta do të ishte shumë e lehtë. Dialogue: 0,0:01:58.00,0:02:02.00,Default,,0000,0000,0000,,E pra, pasi të vjen një ide si kjo, të ha përbrenda Dialogue: 0,0:02:02.00,0:02:04.00,Default,,0000,0000,0000,,dhe, edhe pse bota nuk e lexon shënimin tuaj -- Dialogue: 0,0:02:04.00,0:02:07.00,Default,,0000,0000,0000,,në fakt e lexoi, këtë e mësuam pasi vdiq, kopjen e tij. Dialogue: 0,0:02:07.00,0:02:10.00,Default,,0000,0000,0000,,Kish shënuar me laps në qoshe, "E turbullt, por nxitëse". Dialogue: 0,0:02:10.00,0:02:12.00,Default,,0000,0000,0000,,(Të qeshura) Dialogue: 0,0:02:12.00,0:02:16.00,Default,,0000,0000,0000,,Në përgjithësi qe e vështirë -- qe vërtet e zorshme të shpjegoje Dialogue: 0,0:02:16.00,0:02:18.00,Default,,0000,0000,0000,,se ç'ishte web-i. Dialogue: 0,0:02:18.00,0:02:20.00,Default,,0000,0000,0000,,Është vështirë t'ua shpjegosh njerëzve sot që qe e vështirë atëherë. Dialogue: 0,0:02:20.00,0:02:23.00,Default,,0000,0000,0000,,OK, kur filloi TED-i, por deri atëherë nuk kish web Dialogue: 0,0:02:23.00,0:02:26.00,Default,,0000,0000,0000,,ndaj gjërat si klikimi nuk kishin të njëjtin kuptim. Dialogue: 0,0:02:26.00,0:02:28.00,Default,,0000,0000,0000,,Mund t'i tregoj dikujt një copë hiperteksti, Dialogue: 0,0:02:28.00,0:02:30.00,Default,,0000,0000,0000,,një faqe që përmban lidhje, Dialogue: 0,0:02:30.00,0:02:34.00,Default,,0000,0000,0000,,dhe klikojmë mbi lidhjen dhe buuum -- do të dalë një tjetër faqe hipertekst. Dialogue: 0,0:02:34.00,0:02:36.00,Default,,0000,0000,0000,,Jo kushedi çë. Dialogue: 0,0:02:36.00,0:02:39.00,Default,,0000,0000,0000,,Dihet që këtë e kishim parë -- hiperteksti përdorej në CD-ROM-e. Dialogue: 0,0:02:39.00,0:02:42.00,Default,,0000,0000,0000,,Vështirësia qe t'i bëje ata ta përfytyronin: Dialogue: 0,0:02:42.00,0:02:46.00,Default,,0000,0000,0000,,pra, përfytyroni që lidhja mund të shpinte Dialogue: 0,0:02:46.00,0:02:48.00,Default,,0000,0000,0000,,praktikisht te çfarëdo dokumenti që mund të sillnit në mendje. Dialogue: 0,0:02:49.00,0:02:53.00,Default,,0000,0000,0000,,Ky qe pra hopi që qe shumë i vështirë për t'u bërë nga njerëzit. Dialogue: 0,0:02:53.00,0:02:55.00,Default,,0000,0000,0000,,Por ja që disa ia dolën. Dialogue: 0,0:02:55.00,0:02:58.00,Default,,0000,0000,0000,,Po, qe e vështirë të shpjegohej, por lindi një lëvizje në bazë. Dialogue: 0,0:02:59.00,0:03:03.00,Default,,0000,0000,0000,,Dhe kjo qe çka e bëri më tepër zbavitëse. Dialogue: 0,0:03:03.00,0:03:05.00,Default,,0000,0000,0000,,Kjo qe gjëja më ngazëlluese, Dialogue: 0,0:03:05.00,0:03:07.00,Default,,0000,0000,0000,,jo teknologjia, jo ç'bënë njerëzit me të, Dialogue: 0,0:03:07.00,0:03:09.00,Default,,0000,0000,0000,,por vetë bashkësia, fryma e krejt këtyre njerëzve Dialogue: 0,0:03:09.00,0:03:11.00,Default,,0000,0000,0000,,që u bënë tok, përmes email-esh. Dialogue: 0,0:03:11.00,0:03:13.00,Default,,0000,0000,0000,,Kështu qe atëherë. Dialogue: 0,0:03:13.00,0:03:16.00,Default,,0000,0000,0000,,E dini çfarë? Qe zbavitëse, por kështu është sërish pikërisht tani, pak a shumë. Dialogue: 0,0:03:16.00,0:03:18.00,Default,,0000,0000,0000,,I kërkova gjithkujt, pak a shumë, të vinin nën këtë gjë dokumentet e tyre -- Dialogue: 0,0:03:18.00,0:03:21.00,Default,,0000,0000,0000,,U thashë, "A mund t'i vendosni dokumentet tuaj në këtë gjënë e rrjetit?" Dialogue: 0,0:03:21.00,0:03:24.00,Default,,0000,0000,0000,,Dhe ashtu bëtë. Dialogue: 0,0:03:24.00,0:03:25.00,Default,,0000,0000,0000,,Faleminderit. Dialogue: 0,0:03:25.00,0:03:27.00,Default,,0000,0000,0000,,Qe kënaqësi, apo jo? Dialogue: 0,0:03:27.00,0:03:29.00,Default,,0000,0000,0000,,Dua të them që qe goxha interesante Dialogue: 0,0:03:29.00,0:03:31.00,Default,,0000,0000,0000,,ngaqë pamë se gjërat që ndodhin me rrjetin Dialogue: 0,0:03:31.00,0:03:33.00,Default,,0000,0000,0000,,na lanë vërtet pa frymë. Dialogue: 0,0:03:33.00,0:03:35.00,Default,,0000,0000,0000,,Na doli shumë më thellë se sa mund ta përfytyronin në fillim Dialogue: 0,0:03:35.00,0:03:37.00,Default,,0000,0000,0000,,kur sajuam site-in e vockël web fillestar Dialogue: 0,0:03:37.00,0:03:39.00,Default,,0000,0000,0000,,me të cilin ia filluam. Dialogue: 0,0:03:39.00,0:03:42.00,Default,,0000,0000,0000,,Tani dua që të vendosni të dhënat tuaja në web. Dialogue: 0,0:03:42.00,0:03:46.00,Default,,0000,0000,0000,,Del se ka ende një potencial të stërmadh të bllokuar. Dialogue: 0,0:03:46.00,0:03:48.00,Default,,0000,0000,0000,,Të ngre nervat fakti që ende Dialogue: 0,0:03:48.00,0:03:52.00,Default,,0000,0000,0000,,nuk kemi të dhëna në web si të dhëna. Dialogue: 0,0:03:52.00,0:03:54.00,Default,,0000,0000,0000,,Ç'doni të thoni me të dhëna? Ku është ndryshimi -- dokumente, të dhëna? Dialogue: 0,0:03:54.00,0:03:57.00,Default,,0000,0000,0000,,Dokumentet i lexoni, kështu? Dialogue: 0,0:03:57.00,0:04:00.00,Default,,0000,0000,0000,,Pak a shumë, i lexoni, mund të ndiqni lidhjet në to, dhe kaq është. Dialogue: 0,0:04:00.00,0:04:02.00,Default,,0000,0000,0000,,Të dhënat -- me një kompjuter mund të bëni gjithë llojet e gjërave. Dialogue: 0,0:04:02.00,0:04:08.00,Default,,0000,0000,0000,,Kush ka qenë këtu ose e ka parë fjalën e Hans Rosling-ut? Dialogue: 0,0:04:08.00,0:04:12.00,Default,,0000,0000,0000,,Një nga më të mirët -- po, e kanë parë plot vetë -- Dialogue: 0,0:04:12.00,0:04:14.00,Default,,0000,0000,0000,,një nga fjalët më të mira në TED Talks. Dialogue: 0,0:04:14.00,0:04:16.00,Default,,0000,0000,0000,,Hansi realizoi këtë paraqitje Dialogue: 0,0:04:16.00,0:04:21.00,Default,,0000,0000,0000,,në të cilën tregonte, për vende të ndryshme, me ngjyra të ndryshme -- Dialogue: 0,0:04:21.00,0:04:24.00,Default,,0000,0000,0000,,në njërin bosht tregonte shkallët e të ardhurave Dialogue: 0,0:04:24.00,0:04:27.00,Default,,0000,0000,0000,,dhe në tjetrin vdekshmërinë foshnjore, dhe kjo në progres kohor. Dialogue: 0,0:04:27.00,0:04:31.00,Default,,0000,0000,0000,,Pra, ai i mori këto të dhëna dhe krijoi një paraqitje Dialogue: 0,0:04:31.00,0:04:34.00,Default,,0000,0000,0000,,që shkundi mjaft mite që kanë njerëzit Dialogue: 0,0:04:34.00,0:04:38.00,Default,,0000,0000,0000,,mbi anët ekonomike në vendet në zhvillim. Dialogue: 0,0:04:38.00,0:04:40.00,Default,,0000,0000,0000,,Krijoi një diapozitiv paksa si ky. Dialogue: 0,0:04:40.00,0:04:42.00,Default,,0000,0000,0000,,Që i kish nën të krejt të dhënat Dialogue: 0,0:04:42.00,0:04:45.00,Default,,0000,0000,0000,,OK, të dhënat janë ngjyrë kafe, në kutiza, dhe të mërzitshme, Dialogue: 0,0:04:45.00,0:04:47.00,Default,,0000,0000,0000,,kështu i mendojmë të dhënat, apo jo? Dialogue: 0,0:04:47.00,0:04:50.00,Default,,0000,0000,0000,,Ngaqë të dhënat nuk mund t'i përdorni në vetvete Dialogue: 0,0:04:50.00,0:04:54.00,Default,,0000,0000,0000,,Por në fakt, të dhënat drejtojnë një pjesë shumë të madhe nga çka ngjet në jetën tonë Dialogue: 0,0:04:54.00,0:04:57.00,Default,,0000,0000,0000,,dhe kjo ndodh ngaqë dikush i merr këto të dhëna dhe bën diçka me to. Dialogue: 0,0:04:57.00,0:04:59.00,Default,,0000,0000,0000,,Në rastin tonë, Hansi grumbulloi të dhëna Dialogue: 0,0:04:59.00,0:05:04.00,Default,,0000,0000,0000,,që i pat gjetur prej krejt llojeve të site-eve web të Kombeve të Bashkuara. Dialogue: 0,0:05:04.00,0:05:06.00,Default,,0000,0000,0000,,I grumbulloi, Dialogue: 0,0:05:06.00,0:05:09.00,Default,,0000,0000,0000,,i ndërthuri në diçka më interesante se sa copat origjinale Dialogue: 0,0:05:09.00,0:05:14.00,Default,,0000,0000,0000,,dhe ia furnizoi këtij programi, Dialogue: 0,0:05:14.00,0:05:16.00,Default,,0000,0000,0000,,që mendoj se e ka krijuar i biri, fillimisht, Dialogue: 0,0:05:16.00,0:05:19.00,Default,,0000,0000,0000,,dhe prodhoi këtë paraqitje të mrekullueshme. Dialogue: 0,0:05:19.00,0:05:21.00,Default,,0000,0000,0000,,Dhe Hansi nënvizoi një ide Dialogue: 0,0:05:21.00,0:05:25.00,Default,,0000,0000,0000,,duke thënë, "Dëgjoni, pasja e shumë të dhënave është vërtet shumë e rëndësishme." Dialogue: 0,0:05:25.00,0:05:28.00,Default,,0000,0000,0000,,Dhe u gëzova kur e pashë në mbrëmjen e djeshme Dialogue: 0,0:05:28.00,0:05:32.00,Default,,0000,0000,0000,,duke thënë, me forcë, "Pasja e shumë të dhënave është vërtet shumë e rëndësishme." Dialogue: 0,0:05:32.00,0:05:34.00,Default,,0000,0000,0000,,Kështu që dua ta shpini mendjen Dialogue: 0,0:05:34.00,0:05:38.00,Default,,0000,0000,0000,,jo thjesht te dy copa të dhënash të lidhura mes tyre, apo gjashtë siç bëri ai, Dialogue: 0,0:05:38.00,0:05:43.00,Default,,0000,0000,0000,,por të mendoni mbi një botë ku gjithkush ka vënë të dhëna në web Dialogue: 0,0:05:43.00,0:05:45.00,Default,,0000,0000,0000,,që kështu, praktikisht gjithçka që mund të përfytyroni, të gjendet në web. Dialogue: 0,0:05:45.00,0:05:47.00,Default,,0000,0000,0000,,Dhe t'i quani këto mandej të dhëna të lidhura. Dialogue: 0,0:05:47.00,0:05:49.00,Default,,0000,0000,0000,,Teknologjia është të dhëna të lidhura, dhe kjo është tejet e thjeshtë. Dialogue: 0,0:05:49.00,0:05:53.00,Default,,0000,0000,0000,,Nëse doni të vendosni diçka në web ka tre rregulla: Dialogue: 0,0:05:53.00,0:05:56.00,Default,,0000,0000,0000,,gjëja e parë janë ata emrat me HTTP -- Dialogue: 0,0:05:56.00,0:05:58.00,Default,,0000,0000,0000,,ato gjërat që fillojnë me "http:" -- Dialogue: 0,0:05:58.00,0:06:02.00,Default,,0000,0000,0000,,i përdorim jo më thjesht për dokumente, Dialogue: 0,0:06:02.00,0:06:04.00,Default,,0000,0000,0000,,i përdorim për gjërat mbi të cilat flasin dokumentet. Dialogue: 0,0:06:04.00,0:06:06.00,Default,,0000,0000,0000,,I përdorim për njerëz, i përdorim për vende, Dialogue: 0,0:06:06.00,0:06:10.00,Default,,0000,0000,0000,,i përdorim për produktet tuaja, i përdorim për veprimtari. Dialogue: 0,0:06:10.00,0:06:14.00,Default,,0000,0000,0000,,Krejt gjërat e konceptueshme kanë tani emra që fillojnë me HTTP. Dialogue: 0,0:06:14.00,0:06:19.00,Default,,0000,0000,0000,,Rregulli i dytë, po qe se marr një nga këta emra HTTP dhe kërkoj rreth tij Dialogue: 0,0:06:19.00,0:06:21.00,Default,,0000,0000,0000,,pra përdor rrjetin për të, duke prurë të dhëna Dialogue: 0,0:06:21.00,0:06:23.00,Default,,0000,0000,0000,,përmes përdorimit të protokollit HTTP në web, Dialogue: 0,0:06:23.00,0:06:26.00,Default,,0000,0000,0000,,do të marr si përgjigje disa të dhëna në një format standard Dialogue: 0,0:06:26.00,0:06:31.00,Default,,0000,0000,0000,,që janë pak a shumë të dobishme, e që dikush mund të dojë të dijë Dialogue: 0,0:06:31.00,0:06:33.00,Default,,0000,0000,0000,,rreth asaj gjëje, rreth asaj veprimtarie. Dialogue: 0,0:06:33.00,0:06:35.00,Default,,0000,0000,0000,,Kush qe në veprimtari? Çfarëdo gjëje rreth atij personi, Dialogue: 0,0:06:35.00,0:06:37.00,Default,,0000,0000,0000,,ku ka lindur, ç'gjëra i pëlqejnë. Dialogue: 0,0:06:37.00,0:06:39.00,Default,,0000,0000,0000,,Pra rregulli i dytë është që siguroj të dhëna të rëndësishme. Dialogue: 0,0:06:39.00,0:06:43.00,Default,,0000,0000,0000,,Rregulli i tretë është që kur i siguroj ato të dhëna Dialogue: 0,0:06:43.00,0:06:46.00,Default,,0000,0000,0000,,s'bëhet fjalë për gjatësinë dhe peshën, apo se ku ka lindur dikush, Dialogue: 0,0:06:46.00,0:06:48.00,Default,,0000,0000,0000,,aty ka marrëdhënie. Dialogue: 0,0:06:48.00,0:06:50.00,Default,,0000,0000,0000,,Të dhënat përmbajnë marrëdhënie. Dialogue: 0,0:06:50.00,0:06:52.00,Default,,0000,0000,0000,,Interesante, të dhënat përmbajnë marrëdhënie. Dialogue: 0,0:06:52.00,0:06:56.00,Default,,0000,0000,0000,,Ky person ka lindur në Berlin, Berlini bie në Gjermani. Dialogue: 0,0:06:56.00,0:06:59.00,Default,,0000,0000,0000,,Dhe kur ka marrëdhënie, kurdo që shprehet një marrëdhënie, Dialogue: 0,0:06:59.00,0:07:02.00,Default,,0000,0000,0000,,gjësë tjetër që lidhet aty Dialogue: 0,0:07:02.00,0:07:06.00,Default,,0000,0000,0000,,ka një nga këta emrat që fillojnë me HTTP. Dialogue: 0,0:07:06.00,0:07:08.00,Default,,0000,0000,0000,,Kështu që mund të vazhdoj e të kërkoj për këtë gjënë. Dialogue: 0,0:07:08.00,0:07:11.00,Default,,0000,0000,0000,,Pra kërkoj mbi një person -- mund të kërkoj për vendin ku ka lindur Dialogue: 0,0:07:11.00,0:07:14.00,Default,,0000,0000,0000,,Mund të kërkoj për zonën ku gjendet, qytetin ku gjendet, Dialogue: 0,0:07:14.00,0:07:17.00,Default,,0000,0000,0000,,popullsinë e tij, e me radhë. Dialogue: 0,0:07:17.00,0:07:19.00,Default,,0000,0000,0000,,Pra mund të shfletoj rreth tij. Dialogue: 0,0:07:19.00,0:07:21.00,Default,,0000,0000,0000,,Kjo është pra, vërtet. Dialogue: 0,0:07:21.00,0:07:23.00,Default,,0000,0000,0000,,Kjo do me thënë të dhëna të lidhura. Dialogue: 0,0:07:23.00,0:07:26.00,Default,,0000,0000,0000,,Para ca vitesh shkrova artikullin me titull "Të dhëna të Lidhura" Dialogue: 0,0:07:26.00,0:07:30.00,Default,,0000,0000,0000,,dhe pak pas kësaj, zuri fill. Dialogue: 0,0:07:30.00,0:07:34.00,Default,,0000,0000,0000,,Ideja e të dhënave të lidhura është që kemi shumë, kemi plot Dialogue: 0,0:07:34.00,0:07:36.00,Default,,0000,0000,0000,,nga ato kutitë që kish Hansi, Dialogue: 0,0:07:36.00,0:07:38.00,Default,,0000,0000,0000,,prej nga mbijnë plot, shumë, shumë fare gjëra. Dialogue: 0,0:07:38.00,0:07:41.00,Default,,0000,0000,0000,,Jo thjesht krejt një grup bimësh të tjera. Dialogue: 0,0:07:41.00,0:07:43.00,Default,,0000,0000,0000,,Jo thjesht një rrënjë që ushqen një bimë, Dialogue: 0,0:07:43.00,0:07:46.00,Default,,0000,0000,0000,,por për secilën nga këto bimë, çfarëdo qoftë -- Dialogue: 0,0:07:46.00,0:07:49.00,Default,,0000,0000,0000,,një paraqitje, një analizë, dikush kërkon rregullsira te të dhënat -- Dialogue: 0,0:07:49.00,0:07:52.00,Default,,0000,0000,0000,,ulen e vëzhgojnë krejt të dhënat Dialogue: 0,0:07:52.00,0:07:54.00,Default,,0000,0000,0000,,për t'i lidhur bashkë, Dialogue: 0,0:07:54.00,0:07:56.00,Default,,0000,0000,0000,,Dhe gjëja vërtet e rëndësishme me të dhënat Dialogue: 0,0:07:56.00,0:07:58.00,Default,,0000,0000,0000,,është që sa më shumë gjëra lidhni tok, aq më të fuqishme janë. Dialogue: 0,0:07:58.00,0:08:00.00,Default,,0000,0000,0000,,Pra, të dhëna të lidhura. Dialogue: 0,0:08:00.00,0:08:02.00,Default,,0000,0000,0000,,Memja zuri të përhapej. Dialogue: 0,0:08:02.00,0:08:06.00,Default,,0000,0000,0000,,Dhe, pa humbur kohë, Chris Bizer i Freie Universitat-it në Berlin Dialogue: 0,0:08:06.00,0:08:08.00,Default,,0000,0000,0000,,që qe ndër të parët në krijim gjërasht interesentea, Dialogue: 0,0:08:08.00,0:08:10.00,Default,,0000,0000,0000,,vuri re se Wikipedia -- Dialogue: 0,0:08:10.00,0:08:13.00,Default,,0000,0000,0000,,e njihni Wikipedia-n, enciklopedinë online Dialogue: 0,0:08:13.00,0:08:15.00,Default,,0000,0000,0000,,me plot dokumente interesante brenda. Dialogue: 0,0:08:15.00,0:08:19.00,Default,,0000,0000,0000,,Pra, në këto dokumente, ka katrorë të veckël, kutiza të vogla. Dialogue: 0,0:08:19.00,0:08:22.00,Default,,0000,0000,0000,,Dhe në shumicën e këtyre kutizave me informacion, ka të dhëna. Dialogue: 0,0:08:22.00,0:08:26.00,Default,,0000,0000,0000,,Kështu që ai shkroi një program për t'i marrë këto të dhëna nga Wikipedia, Dialogue: 0,0:08:26.00,0:08:28.00,Default,,0000,0000,0000,,dhe për t'i vendosur në një grumbull të dhënash të lidhura Dialogue: 0,0:08:28.00,0:08:31.00,Default,,0000,0000,0000,,në web, që e quajti dbpedia. Dialogue: 0,0:08:31.00,0:08:35.00,Default,,0000,0000,0000,,Dbpedia në këtë paraqitje tregohet nga reja blu në mes Dialogue: 0,0:08:35.00,0:08:37.00,Default,,0000,0000,0000,,dhe po të kërkoni lidhur me Berlinin, Dialogue: 0,0:08:37.00,0:08:39.00,Default,,0000,0000,0000,,do të shihni që ka re të tjera me të dhëna Dialogue: 0,0:08:39.00,0:08:42.00,Default,,0000,0000,0000,,të cilat edhe këto përmbajnë gjëra rreth Berlinit, dhe janë të lidhura tok. Dialogue: 0,0:08:42.00,0:08:45.00,Default,,0000,0000,0000,,Pra po të merrni nga dbpedia të dhëna rreth Berlinit, Dialogue: 0,0:08:45.00,0:08:47.00,Default,,0000,0000,0000,,do të përfundoni me marrjen edhe të këtyre të dhënave. Dialogue: 0,0:08:47.00,0:08:50.00,Default,,0000,0000,0000,,Dhe më e bukura është që gjithë kjo ka filluar të rritet. Dialogue: 0,0:08:50.00,0:08:52.00,Default,,0000,0000,0000,,Pra kemi sërish të bëjmë me gjëra masive nga baza, OK? Dialogue: 0,0:08:52.00,0:08:55.00,Default,,0000,0000,0000,,Le të mendojmë pak mbi të dhënat. Dialogue: 0,0:08:55.00,0:08:58.00,Default,,0000,0000,0000,,Të dhënat jepen në plot formate të ndryshëm Dialogue: 0,0:08:58.00,0:09:01.00,Default,,0000,0000,0000,,Sillni në mend larminë e web-it. Është vërtet e rëndësishme Dialogue: 0,0:09:01.00,0:09:04.00,Default,,0000,0000,0000,,që web-i ju lejon të vendosni në të gjithfarësoj të dhënash. Dialogue: 0,0:09:04.00,0:09:06.00,Default,,0000,0000,0000,,Kështu ndodh edhe me të dhënat. Unë mund t'ju flas mbi lloj-lloj të dhënash. Dialogue: 0,0:09:07.00,0:09:11.00,Default,,0000,0000,0000,,Mund të flasim mbi të dhëna qeveritare, të dhënat e ndërmarrjeve janë vërtet të rëndësishme, Dialogue: 0,0:09:11.00,0:09:14.00,Default,,0000,0000,0000,,ka të dhëna shkencore, ka të dhëna personale, Dialogue: 0,0:09:14.00,0:09:16.00,Default,,0000,0000,0000,,ka të dhëna mbi motin, ka të dhëna mbi veprimtari, Dialogue: 0,0:09:16.00,0:09:20.00,Default,,0000,0000,0000,,ka të dhëna mbi biseda, ka lajme dhe lloj-lloj gjërash. Dialogue: 0,0:09:20.00,0:09:23.00,Default,,0000,0000,0000,,Do të përmend vetëm pak prej tyre Dialogue: 0,0:09:23.00,0:09:25.00,Default,,0000,0000,0000,,që të keni një ide mbi larminë e tyre, Dialogue: 0,0:09:25.00,0:09:29.00,Default,,0000,0000,0000,,që të kuptoni edhe për ç'potencial të bllokuar flitet. Dialogue: 0,0:09:29.00,0:09:31.00,Default,,0000,0000,0000,,Le të fillojmë me të dhënat qeveritare. Dialogue: 0,0:09:31.00,0:09:33.00,Default,,0000,0000,0000,,Barack Obama tha në një fjalim, Dialogue: 0,0:09:33.00,0:09:38.00,Default,,0000,0000,0000,,që ai -- të dhënat e qeverisë amerikane do të mund të kiheshin përmes Internetit Dialogue: 0,0:09:38.00,0:09:40.00,Default,,0000,0000,0000,,në formate të përdorshëm. Dialogue: 0,0:09:40.00,0:09:42.00,Default,,0000,0000,0000,,Dhe shpresoj që do t'i vendosin si të dhëna të lidhura. Dialogue: 0,0:09:42.00,0:09:44.00,Default,,0000,0000,0000,,Kjo është e rëndësishme. Pse është e rëndësishme? Dialogue: 0,0:09:44.00,0:09:47.00,Default,,0000,0000,0000,,Jo thjesht për tejdukshmëri, po, tejdukshmëria në qeverisje është e rëndësishme, Dialogue: 0,0:09:47.00,0:09:50.00,Default,,0000,0000,0000,,por të dhënat -- këto janë të dhëna nga krejt ministritë qeveritare Dialogue: 0,0:09:50.00,0:09:55.00,Default,,0000,0000,0000,,Mendoni se sa të dhëna ka mbi mënyrën se si jetohet në Amerikë. Dialogue: 0,0:09:55.00,0:09:57.00,Default,,0000,0000,0000,,Faktikisht janë të dobishme. Kanë vlerë. Dialogue: 0,0:09:57.00,0:09:59.00,Default,,0000,0000,0000,,Mund t'i përdor për shoqërinë time. Dialogue: 0,0:09:59.00,0:10:01.00,Default,,0000,0000,0000,,Fëmijët mund t'i përdorin për detyrat e shtëpisë. Dialogue: 0,0:10:01.00,0:10:04.00,Default,,0000,0000,0000,,Pra po flasim për ta bërë botën të funksionojë më mirë Dialogue: 0,0:10:04.00,0:10:06.00,Default,,0000,0000,0000,,duke i bërë këto të dhëna të passhme. Dialogue: 0,0:10:06.00,0:10:10.00,Default,,0000,0000,0000,,Në fakt po të jeni ju përgjegjësi -- nëse dini ca të dhëna Dialogue: 0,0:10:10.00,0:10:12.00,Default,,0000,0000,0000,,në një ministri, shpesh do të shihni që Dialogue: 0,0:10:12.00,0:10:15.00,Default,,0000,0000,0000,,këta njerëz, priren shumë të mos i japin ato -- Dialogue: 0,0:10:15.00,0:10:18.00,Default,,0000,0000,0000,,Hansi e quan shtrëngim i bazave të të dhënave. Dialogue: 0,0:10:18.00,0:10:20.00,Default,,0000,0000,0000,,E përqafoni bazën e të dhënave, nuk doni që t'ju ikë Dialogue: 0,0:10:20.00,0:10:22.00,Default,,0000,0000,0000,,pa bërë një site të hijshëm web për të. Dialogue: 0,0:10:22.00,0:10:24.00,Default,,0000,0000,0000,,Unë do të doja të sugjeroja që më mirë -- Dialogue: 0,0:10:24.00,0:10:26.00,Default,,0000,0000,0000,,po, bëni një site web të bukur, Dialogue: 0,0:10:26.00,0:10:28.00,Default,,0000,0000,0000,,kush jam unë që të them mos bëni site web të hijshëm? Dialogue: 0,0:10:28.00,0:10:31.00,Default,,0000,0000,0000,,Bëni një site web të bukur, por së pari Dialogue: 0,0:10:31.00,0:10:34.00,Default,,0000,0000,0000,,na jepni të dhënat e paprekura, Dialogue: 0,0:10:34.00,0:10:36.00,Default,,0000,0000,0000,,duam të dhënat. Dialogue: 0,0:10:36.00,0:10:38.00,Default,,0000,0000,0000,,Duam të dhënat të paprekura. Dialogue: 0,0:10:38.00,0:10:41.00,Default,,0000,0000,0000,,OK, tani na duhet të kërkojmë për të dhënat bruto. Dialogue: 0,0:10:41.00,0:10:43.00,Default,,0000,0000,0000,,Dhe do t'ju kërkoj që ta vini në zbatim këtë, OK? Dialogue: 0,0:10:43.00,0:10:44.00,Default,,0000,0000,0000,,Thoni dot "bruto"? Dialogue: 0,0:10:44.00,0:10:45.00,Default,,0000,0000,0000,,Salla: Bruto. Dialogue: 0,0:10:45.00,0:10:46.00,Default,,0000,0000,0000,,Tim Berners-Lee: A thoni dot "të dhëna"? Dialogue: 0,0:10:46.00,0:10:47.00,Default,,0000,0000,0000,,Salla: Të dhëna. Dialogue: 0,0:10:47.00,0:10:48.00,Default,,0000,0000,0000,,TBL: A thoni dot "që sot"? Dialogue: 0,0:10:48.00,0:10:49.00,Default,,0000,0000,0000,,Salla: Që sot! Dialogue: 0,0:10:49.00,0:10:51.00,Default,,0000,0000,0000,,TBL: Bukur, "të dhëna bruto që sot"! Dialogue: 0,0:10:51.00,0:10:53.00,Default,,0000,0000,0000,,Audience: Të dhëna bruto që sot! Dialogue: 0,0:10:53.00,0:10:57.00,Default,,0000,0000,0000,,Ushtrohuni me këtë. Është e rëndësishme, sepse nuk ia keni idenë numrit të justifikimeve Dialogue: 0,0:10:57.00,0:10:59.00,Default,,0000,0000,0000,,që sajojnë njerëzit për të mos u shqitur prej të dhënave të tyre Dialogue: 0,0:10:59.00,0:11:03.00,Default,,0000,0000,0000,,dhe për të mos jua dhënë, edhe pse, si taksapagues, keni paguar për to. Dialogue: 0,0:11:03.00,0:11:05.00,Default,,0000,0000,0000,,Dhe ndodh jo vetëm në Amerikë. Kështu është ngado. Dialogue: 0,0:11:05.00,0:11:08.00,Default,,0000,0000,0000,,Dhe jo vetëm me qeveritë, sigurisht -- me ndërmarrjet po ashtu. Dialogue: 0,0:11:08.00,0:11:11.00,Default,,0000,0000,0000,,Do të përmend edhe pak ide të tjera lidhur me të dhënat. Dialogue: 0,0:11:11.00,0:11:16.00,Default,,0000,0000,0000,,Ja ku jemi në TED, dhe jemi gjithë kohës shumë të ndërgjegjshëm Dialogue: 0,0:11:16.00,0:11:21.00,Default,,0000,0000,0000,,mbi sfidat e mëdha para shoqërisë njerëzore sot -- Dialogue: 0,0:11:21.00,0:11:24.00,Default,,0000,0000,0000,,kurimi i kancerit, njohja e trurit për Alchajmerin, Dialogue: 0,0:11:24.00,0:11:27.00,Default,,0000,0000,0000,,njohja e ekonomisë për ta bërë disi më të qëndrueshme, Dialogue: 0,0:11:27.00,0:11:29.00,Default,,0000,0000,0000,,të kuptuarit se si funksionon bota. Dialogue: 0,0:11:29.00,0:11:31.00,Default,,0000,0000,0000,,Njerëzit që do t'i zgjidhin këto -- shkencëtarët -- Dialogue: 0,0:11:31.00,0:11:33.00,Default,,0000,0000,0000,,kanë në kokë ide gjysmë të formuara, Dialogue: 0,0:11:33.00,0:11:36.00,Default,,0000,0000,0000,,përpiqen t'i komunikojnë ato përmes web-it. Dialogue: 0,0:11:36.00,0:11:39.00,Default,,0000,0000,0000,,Por shumë nga gjendja e njohjes njerëzore në këtë çast Dialogue: 0,0:11:39.00,0:11:42.00,Default,,0000,0000,0000,,gjendet në baza të dhënash, shpesh brenda kompjuterave të tyre, Dialogue: 0,0:11:42.00,0:11:45.00,Default,,0000,0000,0000,,dhe në fakt, hëpërhë, jo e ndashme me të tjerët. Dialogue: 0,0:11:45.00,0:11:48.00,Default,,0000,0000,0000,,Në fakt, do të prek thjesht vetëm në një zonë -- Dialogue: 0,0:11:48.00,0:11:50.00,Default,,0000,0000,0000,,nëse vëreni Alchajmerin, për shembull, Dialogue: 0,0:11:50.00,0:11:53.00,Default,,0000,0000,0000,,zbulim barnash -- ka një shumicë të tërë të dhënash të lidhura që sapo po dalin Dialogue: 0,0:11:53.00,0:11:55.00,Default,,0000,0000,0000,,ngaqë shkencëtarët e kësaj fushe kuptuan Dialogue: 0,0:11:55.00,0:11:58.00,Default,,0000,0000,0000,,që kjo është rrugë e bukur për t'i nxjerrë nga hambarët, Dialogue: 0,0:11:58.00,0:12:02.00,Default,,0000,0000,0000,,pasi të dhënat për gjenomet i kishin në një bazë të dhënash Dialogue: 0,0:12:02.00,0:12:05.00,Default,,0000,0000,0000,,në një ndërtesë, kurse të dhënat për proteinat gjetkë. Dialogue: 0,0:12:05.00,0:12:08.00,Default,,0000,0000,0000,,Tashmë, po iu ngjiten fort atyre -- të dhënave të lidhura -- Dialogue: 0,0:12:08.00,0:12:11.00,Default,,0000,0000,0000,,dhe sot mund të bëjnë atë lloj pyetje që ju ndoshta nuk do ta bënit, Dialogue: 0,0:12:11.00,0:12:13.00,Default,,0000,0000,0000,,unë jo -- ata e bëjnë ama. Dialogue: 0,0:12:13.00,0:12:15.00,Default,,0000,0000,0000,,Cilat proteina përfshihen në transmetim sinjalesh Dialogue: 0,0:12:15.00,0:12:17.00,Default,,0000,0000,0000,,dhe që janë gjithashtu të lidhura me neuronet piramidale? Dialogue: 0,0:12:17.00,0:12:20.00,Default,,0000,0000,0000,,Pra, e merrni këtë çikë dhe e hidhni në Google. Dialogue: 0,0:12:20.00,0:12:23.00,Default,,0000,0000,0000,,Sigurisht, nuk ka në web faqe me përgjigje për këtë pyetje Dialogue: 0,0:12:23.00,0:12:25.00,Default,,0000,0000,0000,,sepse këtë pyetje nuk e ka bërë dikush më parë. Dialogue: 0,0:12:25.00,0:12:27.00,Default,,0000,0000,0000,,Shihni që është kërkuar 223000 herë -- Dialogue: 0,0:12:27.00,0:12:29.00,Default,,0000,0000,0000,,pa përfundime që mund t'i përdorni. Dialogue: 0,0:12:29.00,0:12:32.00,Default,,0000,0000,0000,,Kërkuat për të dhëna të lidhura -- të cilat tani po i mbledhin tok -- Dialogue: 0,0:12:32.00,0:12:36.00,Default,,0000,0000,0000,,32 herë, secila prej të cilave është një proteinë që ka këto veti Dialogue: 0,0:12:36.00,0:12:38.00,Default,,0000,0000,0000,,dhe mund ta shihni. Dialogue: 0,0:12:38.00,0:12:41.00,Default,,0000,0000,0000,,Aftësia për të qenë në gjendje të bëjë kësi pyetjesh, për një shkencëtar -- Dialogue: 0,0:12:41.00,0:12:43.00,Default,,0000,0000,0000,,pyetje të cilat prekin disiplina të ndryshme -- Dialogue: 0,0:12:43.00,0:12:46.00,Default,,0000,0000,0000,,është vërtet një transformim i thellë. Dialogue: 0,0:12:46.00,0:12:48.00,Default,,0000,0000,0000,,Është shumë, shumë e rëndësishme. Dialogue: 0,0:12:48.00,0:12:50.00,Default,,0000,0000,0000,,Shkencëtarët për çastin janë tërësisht të paqartë -- Dialogue: 0,0:12:50.00,0:12:55.00,Default,,0000,0000,0000,,fuqia e të dhënave që janë grumbulluar nga të tjerë shkencëtarë është e bllokuar Dialogue: 0,0:12:55.00,0:12:58.00,Default,,0000,0000,0000,,dhe na duhet ta zhbllokojmë, që kështu të mund të merremi me këto probleme të mëdha. Dialogue: 0,0:12:58.00,0:13:02.00,Default,,0000,0000,0000,,Nëse vazhdoj me këtë avaz, do të mendoni që krejt të dhënat vijnë nga institucione të mëdha Dialogue: 0,0:13:02.00,0:13:05.00,Default,,0000,0000,0000,,dhe ju nuk hyni gjëkundi këtu. Dialogue: 0,0:13:05.00,0:13:07.00,Default,,0000,0000,0000,,Por kjo nuk është e vërtetë. Dialogue: 0,0:13:07.00,0:13:09.00,Default,,0000,0000,0000,,Në fakt, të dhënat prekin jetën tonë. Dialogue: 0,0:13:09.00,0:13:12.00,Default,,0000,0000,0000,,Ju thjesht -- hyni në site-in tuaj të lidhjeve shoqërore, Dialogue: 0,0:13:12.00,0:13:14.00,Default,,0000,0000,0000,,në të parapëlqyerin tuaj, dhe thoni, "Ky është shok i imi." Dialogue: 0,0:13:14.00,0:13:17.00,Default,,0000,0000,0000,,Bing! Marrëdhënie. Të dhëna. Dialogue: 0,0:13:17.00,0:13:20.00,Default,,0000,0000,0000,,Thoni, "Kjo foto është për -- tregon këtë person. " Dialogue: 0,0:13:20.00,0:13:23.00,Default,,0000,0000,0000,,Bing! Edhe kjo është e dhënë. Të dhëna, të dhëna, të dhëna. Dialogue: 0,0:13:23.00,0:13:25.00,Default,,0000,0000,0000,,Çdo herë që bëni diçka në site-in tuaj të lidhjeve shoqërore, Dialogue: 0,0:13:25.00,0:13:29.00,Default,,0000,0000,0000,,site-i i lidhjeve shoqërore i merr të dhënat dhe i përdor -- për një qëllim të ri -- Dialogue: 0,0:13:29.00,0:13:33.00,Default,,0000,0000,0000,,dhe i përdor për t'ua bërë personave të tjerë qëndrimin në site më interesant. Dialogue: 0,0:13:33.00,0:13:35.00,Default,,0000,0000,0000,,Por, kur shkoni te një tjetër site me të dhëna të lidhura -- Dialogue: 0,0:13:35.00,0:13:38.00,Default,,0000,0000,0000,,dhe le të themi që ky tjetri merret me udhëtime, Dialogue: 0,0:13:38.00,0:13:41.00,Default,,0000,0000,0000,,dhe thoni, "Dua ta dërgoj këtë foto te krejt presonat e atij grupi," Dialogue: 0,0:13:41.00,0:13:43.00,Default,,0000,0000,0000,,nuk i kapërceni dot gardhet. Dialogue: 0,0:13:43.00,0:13:45.00,Default,,0000,0000,0000,,The Economist shkroi një artikull mbi këtë, dhe mjaft vetë shkruan në blogje mbi të -- Dialogue: 0,0:13:45.00,0:13:46.00,Default,,0000,0000,0000,,zhgënjim shumë i madh. Dialogue: 0,0:13:46.00,0:13:48.00,Default,,0000,0000,0000,,Rruga për të shpërthyer hambarët është të kalohet në ndër-veprueshmëri Dialogue: 0,0:13:48.00,0:13:50.00,Default,,0000,0000,0000,,mes site-ve të rrjeteve shoqërore. Dialogue: 0,0:13:50.00,0:13:52.00,Default,,0000,0000,0000,,Na duhet ta bëjmë këtë me të dhënat e lidhura. Dialogue: 0,0:13:52.00,0:13:55.00,Default,,0000,0000,0000,,Një lloj i fundit të dhënash mbi të cilat do të flas, ndoshta më ngazëlluesi. Dialogue: 0,0:13:55.00,0:13:58.00,Default,,0000,0000,0000,,Para se të vija këtu, e kërkova vendin në OpenStreetMap Dialogue: 0,0:13:58.00,0:14:00.00,Default,,0000,0000,0000,,OpenStreetMap është një hartë, por është edhe një Wiki. Dialogue: 0,0:14:00.00,0:14:03.00,Default,,0000,0000,0000,,Zmadhoni këtu dhe ajo gjëja katrore është një teatër -- në të cilin gjendemi tani -- Dialogue: 0,0:14:03.00,0:14:05.00,Default,,0000,0000,0000,,The Terrace Theater. Nuk kish emër për të. Dialogue: 0,0:14:05.00,0:14:07.00,Default,,0000,0000,0000,,Ndaj mund të kaloja nën mënyrën përpunim, të përzgjidhja teatrin, Dialogue: 0,0:14:07.00,0:14:12.00,Default,,0000,0000,0000,,të shtoja emrin në fund, dhe ta ruaja. Dialogue: 0,0:14:12.00,0:14:15.00,Default,,0000,0000,0000,,Dhe tani nëse shkoni prapë te OpenStreetMap. org, Dialogue: 0,0:14:15.00,0:14:18.00,Default,,0000,0000,0000,,dhe gjeni këtë vend, do të shihni se ka një emër për The Terrace Theater. Dialogue: 0,0:14:18.00,0:14:20.00,Default,,0000,0000,0000,,Unë e bëra. Unë! Dialogue: 0,0:14:20.00,0:14:22.00,Default,,0000,0000,0000,,Unë e bëra te harta. Sapo e bëra! Dialogue: 0,0:14:22.00,0:14:24.00,Default,,0000,0000,0000,,Unë e vendosa atje. Ej, e dini çfarë? Dialogue: 0,0:14:24.00,0:14:27.00,Default,,0000,0000,0000,,Nëse unë -- asaj harte rruge i duhet që gjithkush të bëjë copëzën e vet Dialogue: 0,0:14:27.00,0:14:30.00,Default,,0000,0000,0000,,dhe krijon një burim të pabesueshëm Dialogue: 0,0:14:30.00,0:14:33.00,Default,,0000,0000,0000,,sepse gjithkush tjetër bën pjesën e vet. Dialogue: 0,0:14:33.00,0:14:36.00,Default,,0000,0000,0000,,Dhe kjo është ajo puna e të dhënave të lidhura. Dialogue: 0,0:14:36.00,0:14:39.00,Default,,0000,0000,0000,,Bëhet fjalë për njerëzit që bëjnë secili pjesën e tyre Dialogue: 0,0:14:39.00,0:14:42.00,Default,,0000,0000,0000,,për të prodhuar pakëz, dhe kjo përkthehet si lidhje. Dialogue: 0,0:14:42.00,0:14:45.00,Default,,0000,0000,0000,,Kështu funksionojnë të dhënat e lidhura. Dialogue: 0,0:14:45.00,0:14:49.00,Default,,0000,0000,0000,,Ju bëni pjesën tuaj. Gjithkush tjetër bën të vetën. Dialogue: 0,0:14:49.00,0:14:53.00,Default,,0000,0000,0000,,Mund të mos keni vetë shumë të dhëna për t'i vendosur aty Dialogue: 0,0:14:53.00,0:14:56.00,Default,,0000,0000,0000,,por dini se ku t'i kërkoni. Dialogue: 0,0:14:56.00,0:14:58.00,Default,,0000,0000,0000,,Dhe e kemi praktikuar këtë. Dialogue: 0,0:14:58.00,0:15:02.00,Default,,0000,0000,0000,,Pra, të dhëna të lidhura -- gjë e stërmadhe. Dialogue: 0,0:15:02.00,0:15:05.00,Default,,0000,0000,0000,,Ju tregova vetëm një numër shumë të vogël gjërash Dialogue: 0,0:15:05.00,0:15:07.00,Default,,0000,0000,0000,,Në çdo anë të jetës sonë ka të dhëna, Dialogue: 0,0:15:07.00,0:15:10.00,Default,,0000,0000,0000,,në çdo anë të punës dhe të dëfrimit, Dialogue: 0,0:15:10.00,0:15:13.00,Default,,0000,0000,0000,,dhe nuk bëhet fjalë thjesht për numrin e vendeve nga vijnë të dhënat, Dialogue: 0,0:15:13.00,0:15:16.00,Default,,0000,0000,0000,,puna është te lidhja e tyre tok. Dialogue: 0,0:15:16.00,0:15:19.00,Default,,0000,0000,0000,,Dhe kur i lidhni të dhënat me njëra-tjetrën, fitojnë fuqi Dialogue: 0,0:15:19.00,0:15:22.00,Default,,0000,0000,0000,,në një mënyrë që nuk ndodh thjesht me web-in, me dokumentet. Dialogue: 0,0:15:22.00,0:15:26.00,Default,,0000,0000,0000,,Prej kësaj vjen një fuqi vërtet e madhe. Dialogue: 0,0:15:26.00,0:15:29.00,Default,,0000,0000,0000,,Pra, tani jemi në atë fazë Dialogue: 0,0:15:29.00,0:15:33.00,Default,,0000,0000,0000,,kur na duhet ta kryejmë këtë -- ne që mendojmë se është ide e shkëlqyer. Dialogue: 0,0:15:33.00,0:15:36.00,Default,,0000,0000,0000,,Dhe krejt njerëzit -- dhe mendoj se ka plot njerëz në TED që i bëjnë gjërat ngaqë -- Dialogue: 0,0:15:36.00,0:15:38.00,Default,,0000,0000,0000,,edhe pse nuk ka kthim të menjëhershëm të investimit Dialogue: 0,0:15:38.00,0:15:41.00,Default,,0000,0000,0000,,ngaqë do t'i duket dobia kur gjithkush tjetër të ketë bërë njësoj -- Dialogue: 0,0:15:41.00,0:15:45.00,Default,,0000,0000,0000,,do ta bëjnë ngaqë janë ai lloj njeriu që i bën gjërat thjesht Dialogue: 0,0:15:45.00,0:15:48.00,Default,,0000,0000,0000,,pse do të jenë të dobishme nëse gjithkush tjetër bën njësoj. Dialogue: 0,0:15:48.00,0:15:50.00,Default,,0000,0000,0000,,OK, pra quhen të dhëna të lidhura. Dialogue: 0,0:15:50.00,0:15:52.00,Default,,0000,0000,0000,,Dua t'i realizoni. Dialogue: 0,0:15:52.00,0:15:54.00,Default,,0000,0000,0000,,Dua që t'i kërkoni. Dialogue: 0,0:15:54.00,0:15:56.00,Default,,0000,0000,0000,,Dhe mendoj se është një ide që ia vlen të përhapet. Dialogue: 0,0:15:56.00,0:15:57.00,Default,,0000,0000,0000,,Faleminderit. Dialogue: 0,0:15:57.00,0:16:00.00,Default,,0000,0000,0000,,(Duartrokitje)