1 00:00:00,000 --> 00:00:02,000 Koha fluturon. 2 00:00:02,000 --> 00:00:04,000 Faktikisht bëhen gati 20 vjetë që kur desha 3 00:00:04,000 --> 00:00:08,000 të risistemoj rrugën me të cilën ne përdorim informacionin, 4 00:00:08,000 --> 00:00:11,000 rrugën sipas së cilës ne punojmë tok -- që kur shpika World Wide Web-in. 5 00:00:11,000 --> 00:00:14,000 Sot, pas 20 vjetësh, në TED, 6 00:00:14,000 --> 00:00:18,000 dëshiroj të lyp ndihmën tuaj për një risistemim të ri. 7 00:00:19,000 --> 00:00:23,000 Pra, duke iu kthyer 1989-s, 8 00:00:23,000 --> 00:00:26,000 shkrojta një memo ku rekomandoja sistemin global të hiperteksteve. 9 00:00:26,000 --> 00:00:29,000 Askush nuk bëri gjë me të, pak a shumë. 10 00:00:29,000 --> 00:00:33,000 Por, 18 muaj më vonë -- kështu e kanë risitë -- 11 00:00:33,000 --> 00:00:37,000 shefi im më thotë se mund të merresha me të jashtë programit, 12 00:00:37,000 --> 00:00:39,000 si një lloj projekti zbavitës, 13 00:00:39,000 --> 00:00:41,000 sa për të vënë në provë një kompjuter të ri që morëm. 14 00:00:41,000 --> 00:00:44,000 E kështu më la kohë që të programoja. 15 00:00:44,000 --> 00:00:49,000 E kështu, sajova se si do të dukej HTML-ja pak a shumë: 16 00:00:49,000 --> 00:00:52,000 protokollin për hipertekste, HTTP-në 17 00:00:52,000 --> 00:00:55,000 idenë e URL-ve -- emrat e gjërave 18 00:00:55,000 --> 00:00:57,000 që fillonin me HTTP. 19 00:00:57,000 --> 00:00:59,000 Shkrova kodin dhe e botova. 20 00:00:59,000 --> 00:01:01,000 Pse e bëra? 21 00:01:01,000 --> 00:01:03,000 Në thelb, nga zhgënjimi. 22 00:01:03,000 --> 00:01:07,000 Më ishin ngritur nervat -- punoja si inxhinier software-esh 23 00:01:07,000 --> 00:01:09,000 në këtë laborator të stërmadh, shumë tërheqës, 24 00:01:09,000 --> 00:01:11,000 me plot njerëz të ardhur nga krejt bota. 25 00:01:11,000 --> 00:01:14,000 Që kishin prurë me vete lloj-lloj kompjuterash të ndryshëm. 26 00:01:14,000 --> 00:01:17,000 Që kishin lloj-lloj formatesh të ndryshëm të dhënash. 27 00:01:17,000 --> 00:01:19,000 Lloj-lloj formatesh, lloj-lloj sistemesh për dokumente. 28 00:01:19,000 --> 00:01:22,000 Kështu pra, në gjithë atë larmi, 29 00:01:22,000 --> 00:01:24,000 po të më duhej të konceptoja se si të krijoja diçka 30 00:01:24,000 --> 00:01:26,000 nga copa prej njërës dhe copa prej tjetrës, 31 00:01:26,000 --> 00:01:30,000 gjithçka që vëzhgoja, lypte të lidhesha me një makinë të re, 32 00:01:30,000 --> 00:01:32,000 më duhej të xhiroja një program të ri, 33 00:01:32,000 --> 00:01:37,000 dhe informacionin që kërkoja do ta gjeja nën një format të ri të dhënash. 34 00:01:37,000 --> 00:01:39,000 Dhe krejt këto ishin të papërputhshme. 35 00:01:39,000 --> 00:01:41,000 Të ngrinte vërtet nervat. 36 00:01:41,000 --> 00:01:43,000 Gjithë ai potencial i bllokuar. 37 00:01:43,000 --> 00:01:46,000 Në fakt, në krejt këto disqe kish dokumente. 38 00:01:46,000 --> 00:01:49,000 Ndaj po t'i mendonit krejt ato si 39 00:01:49,000 --> 00:01:54,000 pjesë të një sistemi të madh virtual dokumentimi në qiell të hapët, 40 00:01:54,000 --> 00:01:56,000 le të themi në Internet, 41 00:01:56,000 --> 00:01:58,000 jeta do të ishte shumë e lehtë. 42 00:01:58,000 --> 00:02:02,000 E pra, pasi të vjen një ide si kjo, të ha përbrenda 43 00:02:02,000 --> 00:02:04,000 dhe, edhe pse bota nuk e lexon shënimin tuaj -- 44 00:02:04,000 --> 00:02:07,000 në fakt e lexoi, këtë e mësuam pasi vdiq, kopjen e tij. 45 00:02:07,000 --> 00:02:10,000 Kish shënuar me laps në qoshe, "E turbullt, por nxitëse". 46 00:02:10,000 --> 00:02:12,000 (Të qeshura) 47 00:02:12,000 --> 00:02:16,000 Në përgjithësi qe e vështirë -- qe vërtet e zorshme të shpjegoje 48 00:02:16,000 --> 00:02:18,000 se ç'ishte web-i. 49 00:02:18,000 --> 00:02:20,000 Është vështirë t'ua shpjegosh njerëzve sot që qe e vështirë atëherë. 50 00:02:20,000 --> 00:02:23,000 OK, kur filloi TED-i, por deri atëherë nuk kish web 51 00:02:23,000 --> 00:02:26,000 ndaj gjërat si klikimi nuk kishin të njëjtin kuptim. 52 00:02:26,000 --> 00:02:28,000 Mund t'i tregoj dikujt një copë hiperteksti, 53 00:02:28,000 --> 00:02:30,000 një faqe që përmban lidhje, 54 00:02:30,000 --> 00:02:34,000 dhe klikojmë mbi lidhjen dhe buuum -- do të dalë një tjetër faqe hipertekst. 55 00:02:34,000 --> 00:02:36,000 Jo kushedi çë. 56 00:02:36,000 --> 00:02:39,000 Dihet që këtë e kishim parë -- hiperteksti përdorej në CD-ROM-e. 57 00:02:39,000 --> 00:02:42,000 Vështirësia qe t'i bëje ata ta përfytyronin: 58 00:02:42,000 --> 00:02:46,000 pra, përfytyroni që lidhja mund të shpinte 59 00:02:46,000 --> 00:02:48,000 praktikisht te çfarëdo dokumenti që mund të sillnit në mendje. 60 00:02:49,000 --> 00:02:53,000 Ky qe pra hopi që qe shumë i vështirë për t'u bërë nga njerëzit. 61 00:02:53,000 --> 00:02:55,000 Por ja që disa ia dolën. 62 00:02:55,000 --> 00:02:58,000 Po, qe e vështirë të shpjegohej, por lindi një lëvizje në bazë. 63 00:02:59,000 --> 00:03:03,000 Dhe kjo qe çka e bëri më tepër zbavitëse. 64 00:03:03,000 --> 00:03:05,000 Kjo qe gjëja më ngazëlluese, 65 00:03:05,000 --> 00:03:07,000 jo teknologjia, jo ç'bënë njerëzit me të, 66 00:03:07,000 --> 00:03:09,000 por vetë bashkësia, fryma e krejt këtyre njerëzve 67 00:03:09,000 --> 00:03:11,000 që u bënë tok, përmes email-esh. 68 00:03:11,000 --> 00:03:13,000 Kështu qe atëherë. 69 00:03:13,000 --> 00:03:16,000 E dini çfarë? Qe zbavitëse, por kështu është sërish pikërisht tani, pak a shumë. 70 00:03:16,000 --> 00:03:18,000 I kërkova gjithkujt, pak a shumë, të vinin nën këtë gjë dokumentet e tyre -- 71 00:03:18,000 --> 00:03:21,000 U thashë, "A mund t'i vendosni dokumentet tuaj në këtë gjënë e rrjetit?" 72 00:03:21,000 --> 00:03:24,000 Dhe ashtu bëtë. 73 00:03:24,000 --> 00:03:25,000 Faleminderit. 74 00:03:25,000 --> 00:03:27,000 Qe kënaqësi, apo jo? 75 00:03:27,000 --> 00:03:29,000 Dua të them që qe goxha interesante 76 00:03:29,000 --> 00:03:31,000 ngaqë pamë se gjërat që ndodhin me rrjetin 77 00:03:31,000 --> 00:03:33,000 na lanë vërtet pa frymë. 78 00:03:33,000 --> 00:03:35,000 Na doli shumë më thellë se sa mund ta përfytyronin në fillim 79 00:03:35,000 --> 00:03:37,000 kur sajuam site-in e vockël web fillestar 80 00:03:37,000 --> 00:03:39,000 me të cilin ia filluam. 81 00:03:39,000 --> 00:03:42,000 Tani dua që të vendosni të dhënat tuaja në web. 82 00:03:42,000 --> 00:03:46,000 Del se ka ende një potencial të stërmadh të bllokuar. 83 00:03:46,000 --> 00:03:48,000 Të ngre nervat fakti që ende 84 00:03:48,000 --> 00:03:52,000 nuk kemi të dhëna në web si të dhëna. 85 00:03:52,000 --> 00:03:54,000 Ç'doni të thoni me të dhëna? Ku është ndryshimi -- dokumente, të dhëna? 86 00:03:54,000 --> 00:03:57,000 Dokumentet i lexoni, kështu? 87 00:03:57,000 --> 00:04:00,000 Pak a shumë, i lexoni, mund të ndiqni lidhjet në to, dhe kaq është. 88 00:04:00,000 --> 00:04:02,000 Të dhënat -- me një kompjuter mund të bëni gjithë llojet e gjërave. 89 00:04:02,000 --> 00:04:08,000 Kush ka qenë këtu ose e ka parë fjalën e Hans Rosling-ut? 90 00:04:08,000 --> 00:04:12,000 Një nga më të mirët -- po, e kanë parë plot vetë -- 91 00:04:12,000 --> 00:04:14,000 një nga fjalët më të mira në TED Talks. 92 00:04:14,000 --> 00:04:16,000 Hansi realizoi këtë paraqitje 93 00:04:16,000 --> 00:04:21,000 në të cilën tregonte, për vende të ndryshme, me ngjyra të ndryshme -- 94 00:04:21,000 --> 00:04:24,000 në njërin bosht tregonte shkallët e të ardhurave 95 00:04:24,000 --> 00:04:27,000 dhe në tjetrin vdekshmërinë foshnjore, dhe kjo në progres kohor. 96 00:04:27,000 --> 00:04:31,000 Pra, ai i mori këto të dhëna dhe krijoi një paraqitje 97 00:04:31,000 --> 00:04:34,000 që shkundi mjaft mite që kanë njerëzit 98 00:04:34,000 --> 00:04:38,000 mbi anët ekonomike në vendet në zhvillim. 99 00:04:38,000 --> 00:04:40,000 Krijoi një diapozitiv paksa si ky. 100 00:04:40,000 --> 00:04:42,000 Që i kish nën të krejt të dhënat 101 00:04:42,000 --> 00:04:45,000 OK, të dhënat janë ngjyrë kafe, në kutiza, dhe të mërzitshme, 102 00:04:45,000 --> 00:04:47,000 kështu i mendojmë të dhënat, apo jo? 103 00:04:47,000 --> 00:04:50,000 Ngaqë të dhënat nuk mund t'i përdorni në vetvete 104 00:04:50,000 --> 00:04:54,000 Por në fakt, të dhënat drejtojnë një pjesë shumë të madhe nga çka ngjet në jetën tonë 105 00:04:54,000 --> 00:04:57,000 dhe kjo ndodh ngaqë dikush i merr këto të dhëna dhe bën diçka me to. 106 00:04:57,000 --> 00:04:59,000 Në rastin tonë, Hansi grumbulloi të dhëna 107 00:04:59,000 --> 00:05:04,000 që i pat gjetur prej krejt llojeve të site-eve web të Kombeve të Bashkuara. 108 00:05:04,000 --> 00:05:06,000 I grumbulloi, 109 00:05:06,000 --> 00:05:09,000 i ndërthuri në diçka më interesante se sa copat origjinale 110 00:05:09,000 --> 00:05:14,000 dhe ia furnizoi këtij programi, 111 00:05:14,000 --> 00:05:16,000 që mendoj se e ka krijuar i biri, fillimisht, 112 00:05:16,000 --> 00:05:19,000 dhe prodhoi këtë paraqitje të mrekullueshme. 113 00:05:19,000 --> 00:05:21,000 Dhe Hansi nënvizoi një ide 114 00:05:21,000 --> 00:05:25,000 duke thënë, "Dëgjoni, pasja e shumë të dhënave është vërtet shumë e rëndësishme." 115 00:05:25,000 --> 00:05:28,000 Dhe u gëzova kur e pashë në mbrëmjen e djeshme 116 00:05:28,000 --> 00:05:32,000 duke thënë, me forcë, "Pasja e shumë të dhënave është vërtet shumë e rëndësishme." 117 00:05:32,000 --> 00:05:34,000 Kështu që dua ta shpini mendjen 118 00:05:34,000 --> 00:05:38,000 jo thjesht te dy copa të dhënash të lidhura mes tyre, apo gjashtë siç bëri ai, 119 00:05:38,000 --> 00:05:43,000 por të mendoni mbi një botë ku gjithkush ka vënë të dhëna në web 120 00:05:43,000 --> 00:05:45,000 që kështu, praktikisht gjithçka që mund të përfytyroni, të gjendet në web. 121 00:05:45,000 --> 00:05:47,000 Dhe t'i quani këto mandej të dhëna të lidhura. 122 00:05:47,000 --> 00:05:49,000 Teknologjia është të dhëna të lidhura, dhe kjo është tejet e thjeshtë. 123 00:05:49,000 --> 00:05:53,000 Nëse doni të vendosni diçka në web ka tre rregulla: 124 00:05:53,000 --> 00:05:56,000 gjëja e parë janë ata emrat me HTTP -- 125 00:05:56,000 --> 00:05:58,000 ato gjërat që fillojnë me "http:" -- 126 00:05:58,000 --> 00:06:02,000 i përdorim jo më thjesht për dokumente, 127 00:06:02,000 --> 00:06:04,000 i përdorim për gjërat mbi të cilat flasin dokumentet. 128 00:06:04,000 --> 00:06:06,000 I përdorim për njerëz, i përdorim për vende, 129 00:06:06,000 --> 00:06:10,000 i përdorim për produktet tuaja, i përdorim për veprimtari. 130 00:06:10,000 --> 00:06:14,000 Krejt gjërat e konceptueshme kanë tani emra që fillojnë me HTTP. 131 00:06:14,000 --> 00:06:19,000 Rregulli i dytë, po qe se marr një nga këta emra HTTP dhe kërkoj rreth tij 132 00:06:19,000 --> 00:06:21,000 pra përdor rrjetin për të, duke prurë të dhëna 133 00:06:21,000 --> 00:06:23,000 përmes përdorimit të protokollit HTTP në web, 134 00:06:23,000 --> 00:06:26,000 do të marr si përgjigje disa të dhëna në një format standard 135 00:06:26,000 --> 00:06:31,000 që janë pak a shumë të dobishme, e që dikush mund të dojë të dijë 136 00:06:31,000 --> 00:06:33,000 rreth asaj gjëje, rreth asaj veprimtarie. 137 00:06:33,000 --> 00:06:35,000 Kush qe në veprimtari? Çfarëdo gjëje rreth atij personi, 138 00:06:35,000 --> 00:06:37,000 ku ka lindur, ç'gjëra i pëlqejnë. 139 00:06:37,000 --> 00:06:39,000 Pra rregulli i dytë është që siguroj të dhëna të rëndësishme. 140 00:06:39,000 --> 00:06:43,000 Rregulli i tretë është që kur i siguroj ato të dhëna 141 00:06:43,000 --> 00:06:46,000 s'bëhet fjalë për gjatësinë dhe peshën, apo se ku ka lindur dikush, 142 00:06:46,000 --> 00:06:48,000 aty ka marrëdhënie. 143 00:06:48,000 --> 00:06:50,000 Të dhënat përmbajnë marrëdhënie. 144 00:06:50,000 --> 00:06:52,000 Interesante, të dhënat përmbajnë marrëdhënie. 145 00:06:52,000 --> 00:06:56,000 Ky person ka lindur në Berlin, Berlini bie në Gjermani. 146 00:06:56,000 --> 00:06:59,000 Dhe kur ka marrëdhënie, kurdo që shprehet një marrëdhënie, 147 00:06:59,000 --> 00:07:02,000 gjësë tjetër që lidhet aty 148 00:07:02,000 --> 00:07:06,000 ka një nga këta emrat që fillojnë me HTTP. 149 00:07:06,000 --> 00:07:08,000 Kështu që mund të vazhdoj e të kërkoj për këtë gjënë. 150 00:07:08,000 --> 00:07:11,000 Pra kërkoj mbi një person -- mund të kërkoj për vendin ku ka lindur 151 00:07:11,000 --> 00:07:14,000 Mund të kërkoj për zonën ku gjendet, qytetin ku gjendet, 152 00:07:14,000 --> 00:07:17,000 popullsinë e tij, e me radhë. 153 00:07:17,000 --> 00:07:19,000 Pra mund të shfletoj rreth tij. 154 00:07:19,000 --> 00:07:21,000 Kjo është pra, vërtet. 155 00:07:21,000 --> 00:07:23,000 Kjo do me thënë të dhëna të lidhura. 156 00:07:23,000 --> 00:07:26,000 Para ca vitesh shkrova artikullin me titull "Të dhëna të Lidhura" 157 00:07:26,000 --> 00:07:30,000 dhe pak pas kësaj, zuri fill. 158 00:07:30,000 --> 00:07:34,000 Ideja e të dhënave të lidhura është që kemi shumë, kemi plot 159 00:07:34,000 --> 00:07:36,000 nga ato kutitë që kish Hansi, 160 00:07:36,000 --> 00:07:38,000 prej nga mbijnë plot, shumë, shumë fare gjëra. 161 00:07:38,000 --> 00:07:41,000 Jo thjesht krejt një grup bimësh të tjera. 162 00:07:41,000 --> 00:07:43,000 Jo thjesht një rrënjë që ushqen një bimë, 163 00:07:43,000 --> 00:07:46,000 por për secilën nga këto bimë, çfarëdo qoftë -- 164 00:07:46,000 --> 00:07:49,000 një paraqitje, një analizë, dikush kërkon rregullsira te të dhënat -- 165 00:07:49,000 --> 00:07:52,000 ulen e vëzhgojnë krejt të dhënat 166 00:07:52,000 --> 00:07:54,000 për t'i lidhur bashkë, 167 00:07:54,000 --> 00:07:56,000 Dhe gjëja vërtet e rëndësishme me të dhënat 168 00:07:56,000 --> 00:07:58,000 është që sa më shumë gjëra lidhni tok, aq më të fuqishme janë. 169 00:07:58,000 --> 00:08:00,000 Pra, të dhëna të lidhura. 170 00:08:00,000 --> 00:08:02,000 Memja zuri të përhapej. 171 00:08:02,000 --> 00:08:06,000 Dhe, pa humbur kohë, Chris Bizer i Freie Universitat-it në Berlin 172 00:08:06,000 --> 00:08:08,000 që qe ndër të parët në krijim gjërasht interesentea, 173 00:08:08,000 --> 00:08:10,000 vuri re se Wikipedia -- 174 00:08:10,000 --> 00:08:13,000 e njihni Wikipedia-n, enciklopedinë online 175 00:08:13,000 --> 00:08:15,000 me plot dokumente interesante brenda. 176 00:08:15,000 --> 00:08:19,000 Pra, në këto dokumente, ka katrorë të veckël, kutiza të vogla. 177 00:08:19,000 --> 00:08:22,000 Dhe në shumicën e këtyre kutizave me informacion, ka të dhëna. 178 00:08:22,000 --> 00:08:26,000 Kështu që ai shkroi një program për t'i marrë këto të dhëna nga Wikipedia, 179 00:08:26,000 --> 00:08:28,000 dhe për t'i vendosur në një grumbull të dhënash të lidhura 180 00:08:28,000 --> 00:08:31,000 në web, që e quajti dbpedia. 181 00:08:31,000 --> 00:08:35,000 Dbpedia në këtë paraqitje tregohet nga reja blu në mes 182 00:08:35,000 --> 00:08:37,000 dhe po të kërkoni lidhur me Berlinin, 183 00:08:37,000 --> 00:08:39,000 do të shihni që ka re të tjera me të dhëna 184 00:08:39,000 --> 00:08:42,000 të cilat edhe këto përmbajnë gjëra rreth Berlinit, dhe janë të lidhura tok. 185 00:08:42,000 --> 00:08:45,000 Pra po të merrni nga dbpedia të dhëna rreth Berlinit, 186 00:08:45,000 --> 00:08:47,000 do të përfundoni me marrjen edhe të këtyre të dhënave. 187 00:08:47,000 --> 00:08:50,000 Dhe më e bukura është që gjithë kjo ka filluar të rritet. 188 00:08:50,000 --> 00:08:52,000 Pra kemi sërish të bëjmë me gjëra masive nga baza, OK? 189 00:08:52,000 --> 00:08:55,000 Le të mendojmë pak mbi të dhënat. 190 00:08:55,000 --> 00:08:58,000 Të dhënat jepen në plot formate të ndryshëm 191 00:08:58,000 --> 00:09:01,000 Sillni në mend larminë e web-it. Është vërtet e rëndësishme 192 00:09:01,000 --> 00:09:04,000 që web-i ju lejon të vendosni në të gjithfarësoj të dhënash. 193 00:09:04,000 --> 00:09:06,000 Kështu ndodh edhe me të dhënat. Unë mund t'ju flas mbi lloj-lloj të dhënash. 194 00:09:07,000 --> 00:09:11,000 Mund të flasim mbi të dhëna qeveritare, të dhënat e ndërmarrjeve janë vërtet të rëndësishme, 195 00:09:11,000 --> 00:09:14,000 ka të dhëna shkencore, ka të dhëna personale, 196 00:09:14,000 --> 00:09:16,000 ka të dhëna mbi motin, ka të dhëna mbi veprimtari, 197 00:09:16,000 --> 00:09:20,000 ka të dhëna mbi biseda, ka lajme dhe lloj-lloj gjërash. 198 00:09:20,000 --> 00:09:23,000 Do të përmend vetëm pak prej tyre 199 00:09:23,000 --> 00:09:25,000 që të keni një ide mbi larminë e tyre, 200 00:09:25,000 --> 00:09:29,000 që të kuptoni edhe për ç'potencial të bllokuar flitet. 201 00:09:29,000 --> 00:09:31,000 Le të fillojmë me të dhënat qeveritare. 202 00:09:31,000 --> 00:09:33,000 Barack Obama tha në një fjalim, 203 00:09:33,000 --> 00:09:38,000 që ai -- të dhënat e qeverisë amerikane do të mund të kiheshin përmes Internetit 204 00:09:38,000 --> 00:09:40,000 në formate të përdorshëm. 205 00:09:40,000 --> 00:09:42,000 Dhe shpresoj që do t'i vendosin si të dhëna të lidhura. 206 00:09:42,000 --> 00:09:44,000 Kjo është e rëndësishme. Pse është e rëndësishme? 207 00:09:44,000 --> 00:09:47,000 Jo thjesht për tejdukshmëri, po, tejdukshmëria në qeverisje është e rëndësishme, 208 00:09:47,000 --> 00:09:50,000 por të dhënat -- këto janë të dhëna nga krejt ministritë qeveritare 209 00:09:50,000 --> 00:09:55,000 Mendoni se sa të dhëna ka mbi mënyrën se si jetohet në Amerikë. 210 00:09:55,000 --> 00:09:57,000 Faktikisht janë të dobishme. Kanë vlerë. 211 00:09:57,000 --> 00:09:59,000 Mund t'i përdor për shoqërinë time. 212 00:09:59,000 --> 00:10:01,000 Fëmijët mund t'i përdorin për detyrat e shtëpisë. 213 00:10:01,000 --> 00:10:04,000 Pra po flasim për ta bërë botën të funksionojë më mirë 214 00:10:04,000 --> 00:10:06,000 duke i bërë këto të dhëna të passhme. 215 00:10:06,000 --> 00:10:10,000 Në fakt po të jeni ju përgjegjësi -- nëse dini ca të dhëna 216 00:10:10,000 --> 00:10:12,000 në një ministri, shpesh do të shihni që 217 00:10:12,000 --> 00:10:15,000 këta njerëz, priren shumë të mos i japin ato -- 218 00:10:15,000 --> 00:10:18,000 Hansi e quan shtrëngim i bazave të të dhënave. 219 00:10:18,000 --> 00:10:20,000 E përqafoni bazën e të dhënave, nuk doni që t'ju ikë 220 00:10:20,000 --> 00:10:22,000 pa bërë një site të hijshëm web për të. 221 00:10:22,000 --> 00:10:24,000 Unë do të doja të sugjeroja që më mirë -- 222 00:10:24,000 --> 00:10:26,000 po, bëni një site web të bukur, 223 00:10:26,000 --> 00:10:28,000 kush jam unë që të them mos bëni site web të hijshëm? 224 00:10:28,000 --> 00:10:31,000 Bëni një site web të bukur, por së pari 225 00:10:31,000 --> 00:10:34,000 na jepni të dhënat e paprekura, 226 00:10:34,000 --> 00:10:36,000 duam të dhënat. 227 00:10:36,000 --> 00:10:38,000 Duam të dhënat të paprekura. 228 00:10:38,000 --> 00:10:41,000 OK, tani na duhet të kërkojmë për të dhënat bruto. 229 00:10:41,000 --> 00:10:43,000 Dhe do t'ju kërkoj që ta vini në zbatim këtë, OK? 230 00:10:43,000 --> 00:10:44,000 Thoni dot "bruto"? 231 00:10:44,000 --> 00:10:45,000 Salla: Bruto. 232 00:10:45,000 --> 00:10:46,000 Tim Berners-Lee: A thoni dot "të dhëna"? 233 00:10:46,000 --> 00:10:47,000 Salla: Të dhëna. 234 00:10:47,000 --> 00:10:48,000 TBL: A thoni dot "që sot"? 235 00:10:48,000 --> 00:10:49,000 Salla: Që sot! 236 00:10:49,000 --> 00:10:51,000 TBL: Bukur, "të dhëna bruto që sot"! 237 00:10:51,000 --> 00:10:53,000 Audience: Të dhëna bruto që sot! 238 00:10:53,000 --> 00:10:57,000 Ushtrohuni me këtë. Është e rëndësishme, sepse nuk ia keni idenë numrit të justifikimeve 239 00:10:57,000 --> 00:10:59,000 që sajojnë njerëzit për të mos u shqitur prej të dhënave të tyre 240 00:10:59,000 --> 00:11:03,000 dhe për të mos jua dhënë, edhe pse, si taksapagues, keni paguar për to. 241 00:11:03,000 --> 00:11:05,000 Dhe ndodh jo vetëm në Amerikë. Kështu është ngado. 242 00:11:05,000 --> 00:11:08,000 Dhe jo vetëm me qeveritë, sigurisht -- me ndërmarrjet po ashtu. 243 00:11:08,000 --> 00:11:11,000 Do të përmend edhe pak ide të tjera lidhur me të dhënat. 244 00:11:11,000 --> 00:11:16,000 Ja ku jemi në TED, dhe jemi gjithë kohës shumë të ndërgjegjshëm 245 00:11:16,000 --> 00:11:21,000 mbi sfidat e mëdha para shoqërisë njerëzore sot -- 246 00:11:21,000 --> 00:11:24,000 kurimi i kancerit, njohja e trurit për Alchajmerin, 247 00:11:24,000 --> 00:11:27,000 njohja e ekonomisë për ta bërë disi më të qëndrueshme, 248 00:11:27,000 --> 00:11:29,000 të kuptuarit se si funksionon bota. 249 00:11:29,000 --> 00:11:31,000 Njerëzit që do t'i zgjidhin këto -- shkencëtarët -- 250 00:11:31,000 --> 00:11:33,000 kanë në kokë ide gjysmë të formuara, 251 00:11:33,000 --> 00:11:36,000 përpiqen t'i komunikojnë ato përmes web-it. 252 00:11:36,000 --> 00:11:39,000 Por shumë nga gjendja e njohjes njerëzore në këtë çast 253 00:11:39,000 --> 00:11:42,000 gjendet në baza të dhënash, shpesh brenda kompjuterave të tyre, 254 00:11:42,000 --> 00:11:45,000 dhe në fakt, hëpërhë, jo e ndashme me të tjerët. 255 00:11:45,000 --> 00:11:48,000 Në fakt, do të prek thjesht vetëm në një zonë -- 256 00:11:48,000 --> 00:11:50,000 nëse vëreni Alchajmerin, për shembull, 257 00:11:50,000 --> 00:11:53,000 zbulim barnash -- ka një shumicë të tërë të dhënash të lidhura që sapo po dalin 258 00:11:53,000 --> 00:11:55,000 ngaqë shkencëtarët e kësaj fushe kuptuan 259 00:11:55,000 --> 00:11:58,000 që kjo është rrugë e bukur për t'i nxjerrë nga hambarët, 260 00:11:58,000 --> 00:12:02,000 pasi të dhënat për gjenomet i kishin në një bazë të dhënash 261 00:12:02,000 --> 00:12:05,000 në një ndërtesë, kurse të dhënat për proteinat gjetkë. 262 00:12:05,000 --> 00:12:08,000 Tashmë, po iu ngjiten fort atyre -- të dhënave të lidhura -- 263 00:12:08,000 --> 00:12:11,000 dhe sot mund të bëjnë atë lloj pyetje që ju ndoshta nuk do ta bënit, 264 00:12:11,000 --> 00:12:13,000 unë jo -- ata e bëjnë ama. 265 00:12:13,000 --> 00:12:15,000 Cilat proteina përfshihen në transmetim sinjalesh 266 00:12:15,000 --> 00:12:17,000 dhe që janë gjithashtu të lidhura me neuronet piramidale? 267 00:12:17,000 --> 00:12:20,000 Pra, e merrni këtë çikë dhe e hidhni në Google. 268 00:12:20,000 --> 00:12:23,000 Sigurisht, nuk ka në web faqe me përgjigje për këtë pyetje 269 00:12:23,000 --> 00:12:25,000 sepse këtë pyetje nuk e ka bërë dikush më parë. 270 00:12:25,000 --> 00:12:27,000 Shihni që është kërkuar 223000 herë -- 271 00:12:27,000 --> 00:12:29,000 pa përfundime që mund t'i përdorni. 272 00:12:29,000 --> 00:12:32,000 Kërkuat për të dhëna të lidhura -- të cilat tani po i mbledhin tok -- 273 00:12:32,000 --> 00:12:36,000 32 herë, secila prej të cilave është një proteinë që ka këto veti 274 00:12:36,000 --> 00:12:38,000 dhe mund ta shihni. 275 00:12:38,000 --> 00:12:41,000 Aftësia për të qenë në gjendje të bëjë kësi pyetjesh, për një shkencëtar -- 276 00:12:41,000 --> 00:12:43,000 pyetje të cilat prekin disiplina të ndryshme -- 277 00:12:43,000 --> 00:12:46,000 është vërtet një transformim i thellë. 278 00:12:46,000 --> 00:12:48,000 Është shumë, shumë e rëndësishme. 279 00:12:48,000 --> 00:12:50,000 Shkencëtarët për çastin janë tërësisht të paqartë -- 280 00:12:50,000 --> 00:12:55,000 fuqia e të dhënave që janë grumbulluar nga të tjerë shkencëtarë është e bllokuar 281 00:12:55,000 --> 00:12:58,000 dhe na duhet ta zhbllokojmë, që kështu të mund të merremi me këto probleme të mëdha. 282 00:12:58,000 --> 00:13:02,000 Nëse vazhdoj me këtë avaz, do të mendoni që krejt të dhënat vijnë nga institucione të mëdha 283 00:13:02,000 --> 00:13:05,000 dhe ju nuk hyni gjëkundi këtu. 284 00:13:05,000 --> 00:13:07,000 Por kjo nuk është e vërtetë. 285 00:13:07,000 --> 00:13:09,000 Në fakt, të dhënat prekin jetën tonë. 286 00:13:09,000 --> 00:13:12,000 Ju thjesht -- hyni në site-in tuaj të lidhjeve shoqërore, 287 00:13:12,000 --> 00:13:14,000 në të parapëlqyerin tuaj, dhe thoni, "Ky është shok i imi." 288 00:13:14,000 --> 00:13:17,000 Bing! Marrëdhënie. Të dhëna. 289 00:13:17,000 --> 00:13:20,000 Thoni, "Kjo foto është për -- tregon këtë person. " 290 00:13:20,000 --> 00:13:23,000 Bing! Edhe kjo është e dhënë. Të dhëna, të dhëna, të dhëna. 291 00:13:23,000 --> 00:13:25,000 Çdo herë që bëni diçka në site-in tuaj të lidhjeve shoqërore, 292 00:13:25,000 --> 00:13:29,000 site-i i lidhjeve shoqërore i merr të dhënat dhe i përdor -- për një qëllim të ri -- 293 00:13:29,000 --> 00:13:33,000 dhe i përdor për t'ua bërë personave të tjerë qëndrimin në site më interesant. 294 00:13:33,000 --> 00:13:35,000 Por, kur shkoni te një tjetër site me të dhëna të lidhura -- 295 00:13:35,000 --> 00:13:38,000 dhe le të themi që ky tjetri merret me udhëtime, 296 00:13:38,000 --> 00:13:41,000 dhe thoni, "Dua ta dërgoj këtë foto te krejt presonat e atij grupi," 297 00:13:41,000 --> 00:13:43,000 nuk i kapërceni dot gardhet. 298 00:13:43,000 --> 00:13:45,000 The Economist shkroi një artikull mbi këtë, dhe mjaft vetë shkruan në blogje mbi të -- 299 00:13:45,000 --> 00:13:46,000 zhgënjim shumë i madh. 300 00:13:46,000 --> 00:13:48,000 Rruga për të shpërthyer hambarët është të kalohet në ndër-veprueshmëri 301 00:13:48,000 --> 00:13:50,000 mes site-ve të rrjeteve shoqërore. 302 00:13:50,000 --> 00:13:52,000 Na duhet ta bëjmë këtë me të dhënat e lidhura. 303 00:13:52,000 --> 00:13:55,000 Një lloj i fundit të dhënash mbi të cilat do të flas, ndoshta më ngazëlluesi. 304 00:13:55,000 --> 00:13:58,000 Para se të vija këtu, e kërkova vendin në OpenStreetMap 305 00:13:58,000 --> 00:14:00,000 OpenStreetMap është një hartë, por është edhe një Wiki. 306 00:14:00,000 --> 00:14:03,000 Zmadhoni këtu dhe ajo gjëja katrore është një teatër -- në të cilin gjendemi tani -- 307 00:14:03,000 --> 00:14:05,000 The Terrace Theater. Nuk kish emër për të. 308 00:14:05,000 --> 00:14:07,000 Ndaj mund të kaloja nën mënyrën përpunim, të përzgjidhja teatrin, 309 00:14:07,000 --> 00:14:12,000 të shtoja emrin në fund, dhe ta ruaja. 310 00:14:12,000 --> 00:14:15,000 Dhe tani nëse shkoni prapë te OpenStreetMap. org, 311 00:14:15,000 --> 00:14:18,000 dhe gjeni këtë vend, do të shihni se ka një emër për The Terrace Theater. 312 00:14:18,000 --> 00:14:20,000 Unë e bëra. Unë! 313 00:14:20,000 --> 00:14:22,000 Unë e bëra te harta. Sapo e bëra! 314 00:14:22,000 --> 00:14:24,000 Unë e vendosa atje. Ej, e dini çfarë? 315 00:14:24,000 --> 00:14:27,000 Nëse unë -- asaj harte rruge i duhet që gjithkush të bëjë copëzën e vet 316 00:14:27,000 --> 00:14:30,000 dhe krijon një burim të pabesueshëm 317 00:14:30,000 --> 00:14:33,000 sepse gjithkush tjetër bën pjesën e vet. 318 00:14:33,000 --> 00:14:36,000 Dhe kjo është ajo puna e të dhënave të lidhura. 319 00:14:36,000 --> 00:14:39,000 Bëhet fjalë për njerëzit që bëjnë secili pjesën e tyre 320 00:14:39,000 --> 00:14:42,000 për të prodhuar pakëz, dhe kjo përkthehet si lidhje. 321 00:14:42,000 --> 00:14:45,000 Kështu funksionojnë të dhënat e lidhura. 322 00:14:45,000 --> 00:14:49,000 Ju bëni pjesën tuaj. Gjithkush tjetër bën të vetën. 323 00:14:49,000 --> 00:14:53,000 Mund të mos keni vetë shumë të dhëna për t'i vendosur aty 324 00:14:53,000 --> 00:14:56,000 por dini se ku t'i kërkoni. 325 00:14:56,000 --> 00:14:58,000 Dhe e kemi praktikuar këtë. 326 00:14:58,000 --> 00:15:02,000 Pra, të dhëna të lidhura -- gjë e stërmadhe. 327 00:15:02,000 --> 00:15:05,000 Ju tregova vetëm një numër shumë të vogël gjërash 328 00:15:05,000 --> 00:15:07,000 Në çdo anë të jetës sonë ka të dhëna, 329 00:15:07,000 --> 00:15:10,000 në çdo anë të punës dhe të dëfrimit, 330 00:15:10,000 --> 00:15:13,000 dhe nuk bëhet fjalë thjesht për numrin e vendeve nga vijnë të dhënat, 331 00:15:13,000 --> 00:15:16,000 puna është te lidhja e tyre tok. 332 00:15:16,000 --> 00:15:19,000 Dhe kur i lidhni të dhënat me njëra-tjetrën, fitojnë fuqi 333 00:15:19,000 --> 00:15:22,000 në një mënyrë që nuk ndodh thjesht me web-in, me dokumentet. 334 00:15:22,000 --> 00:15:26,000 Prej kësaj vjen një fuqi vërtet e madhe. 335 00:15:26,000 --> 00:15:29,000 Pra, tani jemi në atë fazë 336 00:15:29,000 --> 00:15:33,000 kur na duhet ta kryejmë këtë -- ne që mendojmë se është ide e shkëlqyer. 337 00:15:33,000 --> 00:15:36,000 Dhe krejt njerëzit -- dhe mendoj se ka plot njerëz në TED që i bëjnë gjërat ngaqë -- 338 00:15:36,000 --> 00:15:38,000 edhe pse nuk ka kthim të menjëhershëm të investimit 339 00:15:38,000 --> 00:15:41,000 ngaqë do t'i duket dobia kur gjithkush tjetër të ketë bërë njësoj -- 340 00:15:41,000 --> 00:15:45,000 do ta bëjnë ngaqë janë ai lloj njeriu që i bën gjërat thjesht 341 00:15:45,000 --> 00:15:48,000 pse do të jenë të dobishme nëse gjithkush tjetër bën njësoj. 342 00:15:48,000 --> 00:15:50,000 OK, pra quhen të dhëna të lidhura. 343 00:15:50,000 --> 00:15:52,000 Dua t'i realizoni. 344 00:15:52,000 --> 00:15:54,000 Dua që t'i kërkoni. 345 00:15:54,000 --> 00:15:56,000 Dhe mendoj se është një ide që ia vlen të përhapet. 346 00:15:56,000 --> 00:15:57,000 Faleminderit. 347 00:15:57,000 --> 00:16:00,000 (Duartrokitje)