Problem connecting to Twitter. Please try again.
Problem connecting to Twitter. Please try again.
Problem connecting to Twitter. Please try again.
Problem connecting to Twitter. Please try again.
Problem connecting to Twitter. Please try again.
Historiku i Mozilla-s
-
0:00 - 0:05Në fillimet e veta web-i qe i thjeshtë, i ndërlidhur
-
0:05 - 0:07i hapët, i sigurt
-
0:07 - 0:09i konceptuar si një forcë e së mirës
-
0:09 - 0:11por do të shndërrohej në diçka shumë më të madhe
-
0:11 - 0:14një ekosistem i gjallë, që merr frymë
-
0:14 - 0:16në shërbim të njerëzimit
-
0:16 - 0:18një burim publik për risi
-
0:18 - 0:19dhe mundësi.
-
0:19 - 0:22Një vend për të vënë në jetë ëndrrat tuaja.
-
0:22 - 0:23Por në ato fillime,
-
0:23 - 0:25si për çdo ekosistem,
-
0:25 - 0:26web-i kish nevojë për mëkim.
-
0:26 - 0:30Ndërkohë që rritej, përdoruesit u ndeshën me sfida të reja.
-
0:30 - 0:33Flluska. Viruse.
-
0:33 - 0:35Mungesë zgjedhjesh.
-
0:35 - 0:37Ngastra lënde pas muresh të lartë.
-
0:37 - 0:39Web-i filloi të të fuste frikën.
-
0:39 - 0:43U bë i ngadaltë, i ndërlikuar, i frikshëm.
-
0:43 - 0:44Përdoruesit zunë të pyesnin...
-
0:44 - 0:46kaq e pati?
-
0:46 - 0:48Apo web-i mund të ishte diçka më e mirë?
-
0:48 - 0:50Një grup i vogël personash
-
0:50 - 0:53programuesa, grafistë, idealistë,
-
0:53 - 0:55besonin se mund të bëhej i tillë.
-
0:55 - 0:57Dhe patën një ide të guximshme:
-
0:57 - 0:59një organizëm i vogël jofitimprurës dhe një bashkësi globale
-
0:59 - 1:01mund të krijonin diçka më të mirë
-
1:01 - 1:05dhe të fusnin në Web ide të reja dhe risi.
-
1:05 - 1:08E quajtën projekti Mozilla.
-
1:08 - 1:12Zunë fill duke krijuar një shfletues Web të një lloji të ri.
-
1:12 - 1:14Atë që sot e njohim si Firefox.
-
1:14 - 1:16Dhe e bënë jofitimprurëse,
-
1:16 - 1:20që përdoruesit e Web-it të viheshin mbi gjithçka.
-
1:20 - 1:23Më shumë se sa një program, qe një platformë
-
1:23 - 1:27që gjithkush mund ta përdorte për të sendërtuar idetë e veta.
-
1:27 - 1:28Bezditë zunë të pakësoheshin.
-
1:28 - 1:30Filluan të shfaqen themelet e Web-it
-
1:30 - 1:32që njohim sot.
-
1:32 - 1:36Sot Web-i është një vend ku mund të ndërtoni
-
1:36 - 1:37thuajse çfarëdo ju vjen në mend.
-
1:37 - 1:39Mozilla dhe Firefox-i
-
1:39 - 1:42ekzistojnë për të ndihmuar njerëzit ta rrokin këtë mundësi kudo
-
1:42 - 1:46dhe të dalin në ballë të përdoruesve, në një botë ku mundësia
-
1:46 - 1:50e zgjedhjes dhe kontrolli janë të rrezikuara shpeshherë.
-
1:50 - 1:53Por, po sikur Firefox të qe vetëm fillimi?
-
1:53 - 1:56Po sikur të qe pjesë e diçkaje më të madhe?
-
1:56 - 1:58Nga privatësia e përdoruesit te Firefox Mobile,
-
1:58 - 2:00te zbatimet dhe identiteti,
-
2:00 - 2:03po i zgjerojmë çdo ditë kufijtë e web-it
-
2:03 - 2:06Dhe po shkojmë më tej se sa software-et.
-
2:06 - 2:10Po ndihmojmë në formimin e një brezi ndërtuesish web.
-
2:10 - 2:13Besojmë se web-i është një vend ku cilido
-
2:13 - 2:15mund të vijë të materializojë ëndrrat e veta.
-
2:15 - 2:17Ja pse e krijuam Firefox-in.
-
2:17 - 2:21Ja pse dhjetëra mijëra vullnetarë na ndihmojnë në krijimin e produkteve tona.
-
2:21 - 2:25Ja pse qindra milionë anembanë botës përdorin programet tona.
-
2:25 - 2:29Por më e rëndësishmja -- ja pse gjithmonë ju vëmë juve mbi gjithçka,
-
2:29 - 2:32dhe përballemi me ata që nuk e bëjnë këtë.
-
2:32 - 2:34Miliona vetë na dinë si Mozilla Firefox.
-
2:34 - 2:37Por jemi shumë më tepër se kaq.
-
2:37 - 2:39Jemi një organizëm jofitimprurës
-
2:39 - 2:42që lufton për mbrojtjen e web-it që të gjithë e duam.
-
2:42 - 2:45Bashkohuni me ne - na duhet përkrahja juaj.
-
2:45 - 2:47Bëni një dhurim.
Fioralba Duma edited Albanian subtitles for The Mozilla Story | ||
Besnik_b edited Albanian subtitles for The Mozilla Story | ||
Amara Bot edited Albanian subtitles for The Mozilla Story | ||
Besnik_b edited Albanian subtitles for The Mozilla Story | ||
Besnik_b edited Albanian subtitles for The Mozilla Story | ||
Besnik_b edited Albanian subtitles for The Mozilla Story | ||
Besnik_b edited Albanian subtitles for The Mozilla Story | ||
Besnik_b added a translation |