Në fillimet e veta web-i qe i thjeshtë, i ndërlidhur
i hapët, i sigurt
i konceptuar si një forcë e së mirës
por do të shndërrohej në diçka shumë më të madhe
një ekosistem i gjallë, që merr frymë
në shërbim të njerëzimit
një burim publik për risi
dhe mundësi.
Një vend për të vënë në jetë ëndrrat tuaja.
Por në ato fillime,
si për çdo ekosistem,
web-i kish nevojë për mëkim.
Ndërkohë që rritej, përdoruesit u ndeshën me sfida të reja.
Flluska. Viruse.
Mungesë zgjedhjesh.
Ngastra lënde pas muresh të lartë.
Web-i filloi të të fuste frikën.
U bë i ngadaltë, i ndërlikuar, i frikshëm.
Përdoruesit zunë të pyesnin...
kaq e pati?
Apo web-i mund të ishte diçka më e mirë?
Një grup i vogël personash
programuesa, grafistë, idealistë,
besonin se mund të bëhej i tillë.
Dhe patën një ide të guximshme:
një organizëm i vogël jofitimprurës dhe një bashkësi globale
mund të krijonin diçka më të mirë
dhe të fusnin në Web ide të reja dhe risi.
E quajtën projekti Mozilla.
Zunë fill duke krijuar një shfletues Web të një lloji të ri.
Atë që sot e njohim si Firefox.
Dhe e bënë jofitimprurëse,
që përdoruesit e Web-it të viheshin mbi gjithçka.
Më shumë se sa një program, qe një platformë
që gjithkush mund ta përdorte për të sendërtuar idetë e veta.
Bezditë zunë të pakësoheshin.
Filluan të shfaqen themelet e Web-it
që njohim sot.
Sot Web-i është një vend ku mund të ndërtoni
thuajse çfarëdo ju vjen në mend.
Mozilla dhe Firefox-i
ekzistojnë për të ndihmuar njerëzit ta rrokin këtë mundësi kudo
dhe të dalin në ballë të përdoruesve, në një botë ku mundësia
e zgjedhjes dhe kontrolli janë të rrezikuara shpeshherë.
Por, po sikur Firefox të qe vetëm fillimi?
Po sikur të qe pjesë e diçkaje më të madhe?
Nga privatësia e përdoruesit te Firefox Mobile,
te zbatimet dhe identiteti,
po i zgjerojmë çdo ditë kufijtë e web-it
Dhe po shkojmë më tej se sa software-et.
Po ndihmojmë në formimin e një brezi ndërtuesish web.
Besojmë se web-i është një vend ku cilido
mund të vijë të materializojë ëndrrat e veta.
Ja pse e krijuam Firefox-in.
Ja pse dhjetëra mijëra vullnetarë na ndihmojnë në krijimin e produkteve tona.
Ja pse qindra milionë anembanë botës përdorin programet tona.
Por më e rëndësishmja -- ja pse gjithmonë ju vëmë juve mbi gjithçka,
dhe përballemi me ata që nuk e bëjnë këtë.
Miliona vetë na dinë si Mozilla Firefox.
Por jemi shumë më tepër se kaq.
Jemi një organizëm jofitimprurës
që lufton për mbrojtjen e web-it që të gjithë e duam.
Bashkohuni me ne - na duhet përkrahja juaj.
Bëni një dhurim.