Return to Video

Përkujdesore mbi Firefox Sync-un

  • 0:02 - 0:04
    Firefox Sync-u ju lejon të njëkohësoni historikun, faqerojtësit,
  • 0:05 - 0:07
    skedat dhe fjalëkalimet tuaj mes krejt pajisjeve tuaja.
  • 0:08 - 0:10
    Nëse s'e keni bërë ende, instaloni Firefox-in në desktopin tuaj.
  • 0:11 - 0:14
    Pasi hyhet në Firefox, mund të vazhdojmë me rregullimin e llogarisë suaj Sync.
  • 0:15 - 0:17
    Për t'ia filluar, shkoni te butoni i menusë Firefox
  • 0:17 - 0:19
    në cepin e sipërm majtas të dritares suaj
  • 0:19 - 0:21
    dhe përzgjidhni mundësinë Rregulloni Sync-un.
  • 0:21 - 0:23
    Ndiqni hapat e krijimit të llogarisë.
  • 0:23 - 0:25
    Jepni adresën tuaj email dhe fjalëkalimin.
  • 0:26 - 0:28
    Ata që përdorin një shërbyes të tyrin, munden të përzgjedhin këtë si mundësi.
  • 0:29 - 0:31
    Përndryshe, mund të mbani shërbyesin e Firefox-it si parazgjedhje.
  • 0:32 - 0:35
    Do të shfaqet një kod Sync i prodhuar nga makina.
  • 0:35 - 0:37
    Ruajeni kodin Sync në një vend të sigurt.
  • 0:37 - 0:40
    Ky kod do t'ju duhet si mekanizëm për "ringjallje" të dhënash.
  • 0:40 - 0:43
    Përgëzime! Tani keni një llogari Firefox Sync-u.
  • 0:43 - 0:45
    Tashti që e keni llogarinë tuaj Firefox Sync,
  • 0:45 - 0:48
    mund të shtoni pajisje që të njëkohësoni të dhënat e Firefox-it në to.
  • 0:49 - 0:53
    Prekni Firefox Sync-un te celulari juaj, dhe kaloni djathtas te Parapëlqimet.
  • 0:53 - 0:57
    Nën Sync, prekni Lidhu dhe do të duket një kod i përdorshëm vetëm një herë.
  • 0:57 - 0:59
    Pasi ta merrni kodin, kaloni te desktopi juaj.
  • 0:59 - 1:02
    Shkoni te butoni i menusë Firefox dhe përzgjidhni Mundësi.
  • 1:02 - 1:05
    Nën skedën Sync, klikoni mbi Shtoni Pajisje
  • 1:05 - 1:08
    dhe jepni te fusha e caktuar kodin dymbëdhjetëshifror të përdorshëm vetëm një herë.
  • 1:10 - 1:13
    Pasi pajisjet të jenë lidhur, kthehuni te celulari juaj.
  • 1:13 - 1:16
    Tani mund të përdorni historikun, faqerojtësit, skedat dhe
  • 1:16 - 1:18
    fjalëkalimet e Firefox-it drejt e nga celulari juaj. Me shëndet!
Title:
Përkujdesore mbi Firefox Sync-un
Video Language:
English
Besnik_b edited Albanian subtitles for Firefox Sync Tutorial
Besnik_b edited Albanian subtitles for Firefox Sync Tutorial
Besnik_b edited Albanian subtitles for Firefox Sync Tutorial
Besnik_b added a translation

Albanian subtitles

Revisions