Ç'është Mozilla? le të provoj t'i përgjigjem kësaj Mozilla është... çështje e njerëzve? Mozilla është një projekt global dhe është një organizëm jofitimprurës Është një lëvizje e pabesueshme njerëzish vërtet të pasionuar Mendoj se tërheq njerëz që interesohen të ndihmojnë të tjerët dhe që duan të punojnë brenda një grupi për të bërë gjëra të rëndësishme po pra, njerëz të krisur! Mozilla njihet më tepër për produktin tonë Firefox Projekti Firefox lindi një një kohë kur web-i hyri në stanjacion shfletuesi i vetëm ishte Internet Explorer-i Të flasësh rreth konkurrencës si një lloj malli ekonomik të idealizuar është një gjë por është tjetër gjë të mundesh të thuash që shfletuesi juaj ma përmirësoi jetën kompjuteri im qe kaq i ngadaltë, u lodha nga flluskat dhe nuk e përdorja dot më Zura të mendoj që Interneti është i tmerrshëm, por tani gjithçka është më mirë kjo është ajo që ndodhi më 2004, kur hodhëm në qarkullim Firefox-in. Futëm në shfletues plot risi, që sot i gjeni në shfletuesa të tjerë. plot gjëra të vyera që kemi krijuar, kanë ardhur pre njerëzish që nuk merren me projektin me kohë të plotë Dhe kjo është gjë vërtet e rëndësishme. Risitë nuk vijnë pa futur duart dhe duart nuk futen po nuk pate mundësi të shohësh kodin. Kështu mbërrini në një ekosistem shumë më të pasur, keni më shumë njerëz që vënë në provë idetë e tyre dhe shohin se ç'punon ndonjëherë kjo na serviret neve dhe themi: kjo është ide e bukur do të donim ta përdornim t'ia japim kujtdo Mozilla është eksperiment shumë i rëndësishëm sepse veprojmë si shoqëri për fitime kemi një produkt të cilësisë së lartë, kemi klientë dhe, në vend të aksionerëve, që presin fitime, kemi një mision për ta mbajtur web-in të hapur, që të mundësojmë zgjedhje. Ja pse jemi jofitimprurës. Që të mund të marrin vendime lidhur mbi produktin duke u bazuar në përvojën e përdoruesve për fuqizimin e njerëzve dhe krijimin e një produkti që respekton faktin që ju jeni qytetar dhe qenie njerëzore, dhe që nuk bazohet te fakti që keni një kuletë. Mozilla është një projekt global Ka plot rrugë për t'u përfshirë në të Mund të kontribuoni kod Mund të përktheni podukte dhe lëndë prej saj Mund të sillni risi në shfletues dhe më tej Mund të bëni dhurime dhe të përkrahni kauzën tonë Jemi për një Internet të pavarur dhe të hapur. Nëse Mozilla ose organizma të tjerë nuk do të luftonin për këtë Web-i do të shndërrohej njësoj si të tjerë mekanizma të komunikimit masiv Domethënë të sunduar nga një pakicë Përkufizimi i burimit të hapët kërkon punë së toku pa diskriminim Web-i nuk thjesht diçka që ju e konsumoni, Është diçka me të cilën mund të ndikoni mbi veten. Siç e dini, patëm një ide rreth se si duhej të funksionojë bota dhe priremi ta trupëzojmë atë në diçka të prekshme nga individët, që edhe mund të bëhen pjesë e saj Dhe kjo është diçka e re. Nuk jemi thjesht një lloj i ndryshëm shfletuesi. Po ndërtojmë një web më të mirë Mund të ndihmojë kushdo Mësoni se si: