0:00:00.409,0:00:02.534 Mijëra kontribues të burimit të hapur 0:00:02.534,0:00:04.659 kanë punuar për mbi 3 vjet për t'ju sjellë 0:00:04.743,0:00:06.384 Drupalin 7, 0:00:06.415,0:00:09.595 versionin më elastik dhe më të lehtë në përdorim të Drupalit deri më tani. 0:00:09.626,0:00:12.415 Drupali mban qindra mijëra faqe në internet, 0:00:12.431,0:00:15.181 duke përfshirë dhe disa që mbase tashmë i njihni. 0:00:15.827,0:00:19.198 Biznese nga më të ndryshmet, 0:00:19.213,0:00:21.538 agjenci qeveritare, 0:00:21.538,0:00:23.710 OJQ 0:00:23.710,0:00:26.367 dhe individë kanë zbuluar tashmë 0:00:26.367,0:00:29.933 se Drupali i ofron shpejtësinë dhe fuqinë e duhur 0:00:29.933,0:00:32.276 në një paketë falas burimi të hapur e të lehtë për t'u mësuar. 0:00:32.276,0:00:39.067 Tani Drupali 7 sjell përmirësime në përdorim, si p.sh. instalues të thjeshtuar, 0:00:39.067,0:00:43.467 shirit veglash dhe shkurtesash që ju sjellin pranë komandat e përdorura më shpesh, 0:00:43.467,0:00:46.779 ekrane të riorganizuara për përmbajtjen, përdoruesit dhe konfigurimin 0:00:46.779,0:00:50.090 dhe shumë e shumë të tjera. 0:00:50.090,0:00:54.344 Drupali 7 përmban gjithashtu një sërë përmirësimesh për programuesit dhe administruesit e sistemeve, 0:00:54.344,0:00:57.349 si p.sh. një sistem të ri e elastik fushash, 0:00:57.349,0:01:01.492 procedura më të mira përditësimi dhe mirëmbajtjeje 0:01:01.492,0:01:05.303 dhe mënyra për ta lidhur Drupalin me cilëndo bazë të dhënash që mund të mendoni. 0:01:05.303,0:01:09.446 Drupali mund të përdoret për të krijuar një larmi të madhe faqesh të ndryshme interneti. 0:01:09.446,0:01:13.967 Trungu i Drupalit ka mundësinë të shtojë lloje të reja përmbajtjeje 0:01:13.967,0:01:17.177 si dhe fusha të personalizuara teksti, fotografish apo skedarësh 0:01:17.177,0:01:19.923 si në përmbajtje ashtu edhe në përdorues. 0:01:19.923,0:01:22.709 Sistemi i zgjeruar i taksonomisë i Drupalit ju mundëson 0:01:22.709,0:01:25.200 të krijoni organizim elastik të përmbajtjeve 0:01:25.200,0:01:27.415 në bazë të kategorive apo të etiketave. 0:01:27.415,0:01:31.000 Me një bashkësi energjike dhe që po rritet me shpejtësi 0:01:31.000,0:01:34.459 dhe mijëra module shtesë falas prej nga mund të zgjidhni, 0:01:34.459,0:01:35.902 është tashmë e lehtë ta zgjeroni Drupalin 0:01:35.902,0:01:38.587 me funksione si forume, 0:01:38.587,0:01:40.182 fotogaleri, 0:01:40.182,0:01:42.205 menaxhim për audio dhe video, 0:01:42.205,0:01:44.107 menaxhim për data dhe kalendarë, 0:01:44.137,0:01:45.642 vendndodhje gjeografike, 0:01:45.642,0:01:47.232 sisteme vlerësimi, 0:01:47.232,0:01:49.051 tregti elektronike 0:01:49.051,0:01:51.023 dhe lista nuk mbaron. 0:01:51.023,0:01:57.621 Nëse keni përdorur versione të mëparshme, shkarkojeni Drupalin 7 tani për të zbuluar të gjitha këto ndryshime. 0:01:57.621,0:02:01.185 Modulet më në zë që keni përdorur më parë, tashmë ose disponohen ose janë pjesë e vetë Drupalit 7. 0:02:01.185,0:02:07.454 Nëse përdorni sisteme të tjera menaxhimi të përmbajtjeve ose nëse mendoni të krijoni një faqe të re interneti 0:02:07.454,0:02:14.133 shikoni se sa lehtë mund ta bëni, me shumë veçori dhe krejtësisht të personalizuar, me anë të Drupalit 7. 0:02:14.133,0:02:17.677 Shkarkojeni Drupalin 7 tani nga drupal.org. 0:02:17.692,0:02:21.848 Drupal 7, më i lehtë dhe më i fuqishëm se kurrë më parë.