Mijëra kontribues të burimit të hapur
kanë punuar për mbi 3 vjet për t'ju sjellë
Drupalin 7,
versionin më elastik dhe më të lehtë në përdorim të Drupalit deri më tani.
Drupali mban qindra mijëra faqe në internet,
duke përfshirë dhe disa që mbase tashmë i njihni.
Biznese nga më të ndryshmet,
agjenci qeveritare,
OJQ
dhe individë kanë zbuluar tashmë
se Drupali i ofron shpejtësinë dhe fuqinë e duhur
në një paketë falas burimi të hapur e të lehtë për t'u mësuar.
Tani Drupali 7 sjell përmirësime në përdorim, si p.sh. instalues të thjeshtuar,
shirit veglash dhe shkurtesash që ju sjellin pranë komandat e përdorura më shpesh,
ekrane të riorganizuara për përmbajtjen, përdoruesit dhe konfigurimin
dhe shumë e shumë të tjera.
Drupali 7 përmban gjithashtu një sërë përmirësimesh për programuesit dhe administruesit e sistemeve,
si p.sh. një sistem të ri e elastik fushash,
procedura më të mira përditësimi dhe mirëmbajtjeje
dhe mënyra për ta lidhur Drupalin me cilëndo bazë të dhënash që mund të mendoni.
Drupali mund të përdoret për të krijuar një larmi të madhe faqesh të ndryshme interneti.
Trungu i Drupalit ka mundësinë të shtojë lloje të reja përmbajtjeje
si dhe fusha të personalizuara teksti, fotografish apo skedarësh
si në përmbajtje ashtu edhe në përdorues.
Sistemi i zgjeruar i taksonomisë i Drupalit ju mundëson
të krijoni organizim elastik të përmbajtjeve
në bazë të kategorive apo të etiketave.
Me një bashkësi energjike dhe që po rritet me shpejtësi
dhe mijëra module shtesë falas prej nga mund të zgjidhni,
është tashmë e lehtë ta zgjeroni Drupalin
me funksione si forume,
fotogaleri,
menaxhim për audio dhe video,
menaxhim për data dhe kalendarë,
vendndodhje gjeografike,
sisteme vlerësimi,
tregti elektronike
dhe lista nuk mbaron.
Nëse keni përdorur versione të mëparshme, shkarkojeni Drupalin 7 tani për të zbuluar të gjitha këto ndryshime.
Modulet më në zë që keni përdorur më parë, tashmë ose disponohen ose janë pjesë e vetë Drupalit 7.
Nëse përdorni sisteme të tjera menaxhimi të përmbajtjeve ose nëse mendoni të krijoni një faqe të re interneti
shikoni se sa lehtë mund ta bëni, me shumë veçori dhe krejtësisht të personalizuar, me anë të Drupalit 7.
Shkarkojeni Drupalin 7 tani nga drupal.org.
Drupal 7, më i lehtë dhe më i fuqishëm se kurrë më parë.