[Universiteti Standford www.standford.edu] Lajmerim: Ky program u mundesua nga Universiteti i Standford. Ju lutemi te na vizitoni ne standford.edu [duartrokitje] Steve Jobs: Faleminderit [Steve Jobs - CEO Apple dhe Pixar Animation] Jobs: Jam i nderuar që ndodhem sot mes jush, në diplomimin tuaj nga një nga universitetet më të mira në botë [brohoritje] Për hir të së vërtetës, asnjëherë nuk u diplomova dhe asnjëherë nuk kam qënë aq afër sa sot në një ceremoni diplomimi. [të qeshura] Sot, dua t'ju tregoj tre histori nga jeta ime. Historia e parë është rretth lidhjes së shenjave. Universitetin Reed e braktisa pas 6 muajve të parë, por gjithësesi qëndrova atje për rreth 18 muaj të tjerë para se të largohesha përfundimisht Pra, përse e braktisa? Nisi që para se të lindja. Nëna ime biologjike, një studente e re e pamartuar, vendosi të më jepte për adoptim. Ajo ngulmonte me patjetër që unë të adoptohesha nga njerëz të diplomuar kështu që çdo gjë u caktua, unë do të jepesha per adoptim te një avokat dhe gruaja e tij. Vetëm se kur unë dola në jetë ato vendosën momentin e fundit se donin në të vërtetë një vajzë. Pra prindërit e mi, të cilët ishin në një listë pritje, morën një telefonatë në mes të natës: "Ne patëm një bebe djalë të paparashikuar; e doni?" Ato thanë: "Patjetër." Nëna ime biologjike zbuloi më vonë se nëna ime adoptuese nuk kishte një diplome universiteti, ndërsa babai nuk e kishte mbaruar shkollën e mesme. Ajo refuzoi të firmoste dokumentat përfundimtare për adoptim. Ajo ndryshoi mendje vetëm pak muaj më vonë, kur prindërit e mi premtuan se do të më çonin në universitet. Ky ishte fillimi në jetën time. Dhe 17 vite më vonë, unë shkova në universitet. Por pa e menduar, zgjodha nje universitet pothuajse aq të shtrenjtë sa Stanford, dhe të gjitha shpenzimet e prindërve, të cilët i takonin klasës punëtore, do të shpenzoheshin për pagesën e shkollimit. Pas gjashtë muajsh, nuk munda të shoh asnjë vlerë në të. Nuk kisha asnjë ide se çfarë doja të bëja me jetën time dhe asnjë ide se si universiteti mund të më ndihmonte ta zbuloja. Dhe ja ku isha duke shpenzuar te gjithë paratë, për të cilat prindërit e mi kishin kursyer gjatë të gjithë jetës. Pra, vendosa të largohesha dhe të kisha besim se çdo gjë do funksiononte. Ishte shumë e frikshme atëherë, por kur e mendoj tani mendoj se është një nga vendimet më të mira që kam bërë ndonjëherë. [të qeshura] Sapo u tërhoqa, unë mund të mos i ndiqja më orët e me detyrim të cilat nuk më interesonin dhe fillova të ndjek ato të cilat më dukeshin shumë herë më interesante. Nuk ishte gjithçka romantike. Nuk kisha dhomë konvikti, kështu që flija në dyshemenë e dhomave të shokëve. Për të blerë ushqime ktheja shishet e Kolës për 5 cent. Dhe do të ecja çdo të djelë 7 milje përmes qytetit, për të marrë një vakt të mirë në javë në tempullin Hare Krishna. E pëlqeja atë. Dhe shumë nga ato gjëra që kam hasur duke ndjekur kureshtjen dhe intuitën dolën tepër të çmuara më vonë. Më lejoni t'ju jap një shembull: Universiteti Reed në atë kohë ofronte ndoshta një nga mësimet më të mira të kaligrafisë në vend. Nëpër kampus, çdo poster, çdo emërtim në çdo dollap, ishte kaq bukur i shkruar me dorë. Duke qënë se une e kisha lënë universitetin tashmë dhe nuk kisha pse të ndiqja lëndët si normalisht, vendosa të ndiqja lëndën e kaligrafisë dhe të mesoja se si bëhej. Mësova për llojet e shkrimit serif dhe sans serif, rreth ndryshimit në madhësinë e hapësirës mes kombinimeve të ndryshme të shkronjave, rreth asaj që e bën shtypshkrimin të shkëlqyer. Ishte e bukur, historike, artistikisht delikate në një mënyrë që shkenca nuk mund ta kapë, dhe kjo gjë mu duk e magjishme Asnjë nga këto nuk kishte sikur një shpresë për aplikim praktik në jetën time. Por dhjetë vite më vonë, kur po skiconim kompjuterin e parë Makintosh, mu kujtua gjithshka. Dhe ne i projektuam të gjitha në Mac. Ishte kompjuteri i parë me tipografi të bukur. Nëse unë nuk do ta kisha ndjekur atë lëndë të vetme në universitet, Mac, nuk do të kishte patur shkrime të shumta apo fonte me hapësira proporcionale midis shkronjave Dhe, meqënëse Windows kopjoi Mac, me shumë mundësi asnjë kompjuter nuk do t'i kishte patur. [të qeshura dhe duartrokitje] Nëse nuk do ta kisha braktisur universitetin, nuk do ta kisha ndjekur kurrë lëndën e kaligrafisë, dhe kompjuterat personalë nuk do të kishin tipografinë e bukur që kanë. Sigurisht, ishte e pamundur t'i lidhja pikat në kohën kur isha në universitet. Por ishte shumë, shumë e qartë duke u kthyer dhjetë vjet më mbrapa Pra, nuk mund t'i lidhni pikat duke parë përpara; por vetëm duke u kthyer për të parë mbrapa. Pra, duhet të keni besim se shenjat do të lidhen disi në të ardhmen tuaj Ju duhet të besoni në diçka - emocionet, fati, jeta, karma, çfarëdo qoftë. Sepse duke besuar se shenjat do te lidhen gjatë rrugës do ju japë guxim të ndiqni zemrën, edhe kur ju udhëheq jashtë nga rruga e zakonshme, dhe kjo do të bëjë diferencën. Historia e dytë është rreth dashurisë dhe humbjes. Unë isha me fat -e gjeta herët se çfarë doja të bëja në jetë. Unë dhe Woz e krjuam Apple ne garazhdin e prindërve të mi kur isha 20. Punuam fort, dhe në 10 vite Apple ishte rritur nga vetëm ne të dy në një garazhd, në një kompani 2 bilion dollarëshe me mbi 4000 punojës. Ne sapo kishim lançuar krijimin tonë më të përsosur - Makintosh - kur një vit me vonë unë bëra 30 vjeç. Dhe atë kohë unë u pushova nga puna. Si mund të shkarkohesh nga një kompani që e ke krijuar vetë? Epo, me rritjen e Apple, ne punësuam dikë të cilin une e mendova tepër të talentuar, për të drejtuar kompaninë bashkarisht, dhe vitin e parë gjerat shkuan mië. Por pastaj vizionet tona për të ardhmen filluan të degëzohen dhe përfundimisht ne patëm mosmarrëveshje. Në këtë kohë, Bordi drejtues mbajti anën e tij. Kështu që 30 vjeç unë isha jashtë. Dhe shumë publikisht jashtë. Ajo çfarë kishte qenë fokusi i krejt jetës sime si i rritur ishte zhdukur, dhe kjo ishte shkatërruese. Vërtet nuk dija çfarë të bëja për disa muaj. Ndjeja se e kisha braktisur brezin e mëparshëm të ndërmarrësve - sikur isha larguar pikërisht atëherë kur ishte rradha ime. Une takova David Packard dhe Bob Noyce dhe u përpoqa të kërkoja ndjesë për përfundimin kaq të keq. Isha një dështim shumë publik, aq sa madje dhe mendova të largohesha nga Valley. Por diçka filloi ngadalë të bëhej e qartë- Une ende e doja atë.që bëra. Rendi i ngjarjeve në Apple nuk kishtë ndryshuar asnjë grimë. Unë isha përjashtuar, por isha ende i dashuruar. Kështu, vendosa të filloj nga e para. Nuk e kuptova atëherë, por doli që pushimi nga Apple ishte gjëja më e mirë që mund të më kishte ndodhur. Rendësia e të qënit i suksesshëm ishte zëvendësuar nga ndriçim i të qenit fillestar sërish, më pak i sigurt për gjithshka. Kjo më dha lirinë e fillimit të një nga periudhave më kreative të jetës sime. Gjatë pesë viteve të ardhshme, Une krijova një kompani të quajtur NeXT, një kompani tjetër, Pixar, dhe u dashurova me një grua fantastike e cila do të bëhej gruaja ime. Pixar ia doli të krijonte filmin e parë artistik me metrazh të gjatë të animuar nga kompjuteri, Toy Story, dhe tani është studio më e suksesshme e animimit në botë. [duartrokitje dhe brohoritje] Në një kthesë të mrekullueshme të ngjarjeve, Apple bleu NeXT dhe une u riktheva në Apple, dhe teknologjia që ne zhvilluam te NeXT qëndron në zemrën e rilindjes së tanishme të Apple. Dhe unë me Laurene krijuam një familje të mrekullueshme së bashku. Jam shumë i sigurt që asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të isha pushuar nga Apple. Ishte e tmerrshme të shijoje ilaçet, por besoj se pacienti kishte nevojë për to. Ndonjëherë jeta do t'ju godasë me një tullë në kokë. Mos e humbisni besimin. Jam i bindur se e vetmja gjë që më bëri të vazhdoja përpara ishte se unë e doja atë që bëja. Duhet të zbuloni se çfarë doni. Dhe kjo ka vlerë si për punën ashtu dhe për të dashurit tuaj. Puna do t'ju mbushë një pjesë të madhe të jetës, dhe e vetmja rrugë për të qenë vërtet i kënaqur është të bëni atë që ju mendoni se është puna më e mirë. Dhe e vetmja rrugë për të bërë një punë të mirë, është ta doni atë që bëni. Nëse nuk e keni gjetur akoma, vazhdoni të kërkoni dhe mos u ndalni. Si me të gjitha çështjet e zemrës, ju do ta dini kur ta gjeni atë. Dhe, si çdo marrëdhënie tjetër e mirë, çdo gjë përmirësohet dhe bëhet akoma më mirë vitet në vazhdim. Pra vazhdoni të kërkoni. Mos u ndalni. [duartrokitje] Historia ime e tretë është rreth vdekjes. Kur isha 17, lexova një shprehje që shkruante diçka të tipit: "Nëse jetoni çdo ditë si të jetë e fundit, një ditë do të jetë " Lajmërim: programi në vazhdim është pronë Ju lutem nga vizitoni në standford.edu