Imagjino një botë në të cilën çdo njeriu në planet i është dhënë qasje e lirë në shumën e të gjitha njohurive njerëzore. 10 vjet më paraë kjo ide e thjeshtë ishte lançimi i Wikipedia-s dhe ja ku jemi, 10 vjet më pas, kjo ide në dukje ëndërrimtare ka rezultuar në asgjë më pak se më mbresëlënëse, mbledhja më e madhe e të gjitha njohurive njerëzore e krijuar ndonjëherë. Ky komunitet njerëzish kanë ardhur së bashku nga e gjithë bota për të bërë diçka krejtësisht të re, është një fenomen i ri në kulturën tonë. Shumë njerëz e mendojnë Wikipedia-n si thjesht një uebsajt ose arritje teknologjike. Por në fakt, nuk është ashtu. Ajo çka Wikipedia është është një ndryshim kulturor, një arritje kulturore. Së bashku me zhvillimin e internetit, i cili ka ndryshuar të gjitha jetët tona në kaq shumë mënyra, Wikipedia ka ndryshuar jetët tona në shumë shumë mënyra. Mënyrën se si bashkëveprojmë më njëri- tjetrin, mënyrën se si komunikojmë informacionin, mënyrën se si mësojmë rreth botës. Të gjitha këto gjëra janë shumë ndryshe nga sa ishin 10 vjet më parë. Meqenëse ne jemi joreklamues dhe komplet të pavarur, gjëja e vetme që e bën Wikipedian të punojë janë të gjithë vullnetarët, të gjithë njerëzit që dhurojnë para. Njerëzit si ti, që na ndihmojnë të realizojmë këtë vizion të mahnitshëm që ne kemi së bashku. Të tjerët janë të gjykuar nga vlera e tyre e tregut. Ne nuk e duam këtë, ne nuk kemi nevojë për këtë: ne jemi një komunitet vullnetar, pa qëllime fiimi. Kjo është arsyeja se si një arritje kulturore ndërkufitare, Wikipedia meriton njohjen dhe mbrojtjen si Sajti i parë dixhital për Trashëgiminë Kulturore Botërore nga UNESCO. Kjo është një epokë dixhitale dhe arritjet e mëdha kultorore të shekullit tjetër duket se do të jenë dixhitale. Ju lutemi na ndihmoni ta bindim UNESCO-n se ata duhet të aplikojnë kriteret për Sajtet e Trashëgimisë Kulturore Botërore në kontekstin dixhital. Ju lutemi na mbështesni dhe nënshkruani peticionin nëse edhe ti gjithashtu e vlerëson Wikipedian se në vlerë njerëzore universale dhe një kryevepër gjeniale e krijimit njerëzor. Por unë dua të bëj më shumë se thjesht të nënshkruaj peticionin. Nëse mund ta shpërndash këtë me miqtë e tu, dërgoju një email njerëzve me këtë lidhje. Nëse je në Twitter, vendose në Twitter. Nëse je në Facebook, vendose në Facebook. Nëse keni një blog, shkruani rreth kësaj. Në të gjitha vendet ku je në linjë; nëse mund të na ndihmosh thjesht duke shpërndarë mesazhin dhe duke marrë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur, unë mendoj që do të ndodhë. Ashtu si Wikipedia vetë: sa më shumë njerëz përfshihen, aq më e madhe është mundësia që ne të arrijmë qëllimin tonë. Ju lutemi nënshkruani peticionin.