Shumë njerëz erdhën e i treguan Jozafatit
se një ushtri e madhe po afrohej
për të luftuar kundër tij.
I alarmuar nga ky lajm,
Jozafati shpalli
një agjërim për të gjithë Hebrenjtë.
Njerëzit erdhën
nga çdo qytet i Judës
për të agjëruar dhe lutur së bashku.
Ne ishim pjesë e një grupi
të madh, dhe Jozafati
me zell ishte duke i
kërkuar Perëndisë ndihmë.
Një njeri i quajtur Jahazielin
u ngrit dhe tha
se Jozafati
nuk duhet të shqetësohej—
se nuk ishte beteja e tij,
por beteja e Perëndisë.
Ishte heret në mëngjes kur ne u
vendosëm në shkretëtirën e Tekoas.
Ne ishim të shqetësuar seriozisht
për përballimin e kësaj ushtrie të madhe,
por na u tha që të kemi besim.
Ne u lutëm gjithashtu.
Kur toga jonë erdhi mbi kodër,
ne pamë vetëm trupa të vdekur gjithandej.
Armiku ishte grindur me
sa dukej me njëri tjetrin.
Lutjet e Jozafatit i
kishin fituar atij betejën
edhe pa pasur nevojë për të luftuar.