Amara

Loading... Select your Languages

Albanian subtitles

← Mozilla Firefox: Një Shfletues i Ndryshëm

View Subtitles (34)

Subtitles translated from English. Showing Revision 3, created 12/18/2011 by Besnik_b .

  1. Title:
    Mozilla Firefox: Një Shfletues i Ndryshëm
  2. Description:

  3. Jemi jo pak të kënaqur që jemi shfletuesi i çuditshëm.
  4. Nuk kemi iniciale aksionesh për
  5. t'ia dhënë shtypit bashkë me emrin tonë.
  6. Nuk kemi fitime.
  7. Nuk kemi yje roku që i vëmë mbi të tjerët.
  8. Nuk bëjmë po ato pazare,
  9. nuk nënshkruajmë po ato kontrata,
  10. apo shtrëngojmë po ato duar,
  11. si gjithkush tjetër.
  12. Dhe ndjehemi mirë me tërë këtë.
  13. Jemi një grup njerëzish me frymëzim të pavarur,
  14. thellësisht jokonvencionalë
  15. që gjërat i bëjnë pakëz ndryshe.
  16. Atje ku një shoqëri tjetër do të çmonte fitimin
  17. ne çmojmë... vlerat.
  18. Kur konkurrenti vret mendjen se si ta bëjë diçka
  19. pronësore, ne luftojmë ta lëmë të lirë.
  20. Dhe teksa shumica e produkteve dhe teknologjive
  21. zhvillohen pas dyersh të mbyllura,
  22. tonat kultivohen nën qiell të hapur,
  23. mund t'i shohë gjithkush.
  24. Nuk na duhet të përgjigjemi para aksionerësh.
  25. Përgjigjemi vetëm para jush.
  26. Dhe nuk veprojmë kështu se na duket zbavitëse,
  27. edhe pse është tejet zbavitëse.
  28. Veprojmë në këtë mënyrë ngaqë
  29. besojmë se është gjëja e duhur për t'u bërë.
  30. Besojmë në parimet e jo te fitimet.
  31. Besojmë se ndershmëria fiton mbi sekretin,
  32. dhe bashkësia mbi interesat e korporatave.
  33. Besojmë se është më mirë të përkujdesesh
  34. për web-in se sa ta kesh pronë,
  35. ta shohësh si burim që do mbrojtur
  36. se sa si mall për shitje.
  37. Dhe besojmë fort në risitë
  38. që e vënë përdoruesin në ballë dhe në timon.
  39. Por më e rëndësishmja,
  40. besojmë te ju.
  41. Besojmë se shfletuesi më i mirë i botës

    u bë i mundur
  42. nga inxhinierë, programuesa,
  43. grafistë, dhe njerëz si ju,
  44. që japin kohë nga e tyrja, talent, energji dhe

    përkrahje për kauzën.
  45. Dhe besojmë se tok,
  46. me këtë kauzë në mendje,
  47. mund të vazhdojmë me risi në përfitim të

    individit,
  48. dhe përmirësimit të web-it.
  49. Që kështu, përherë e përgjithmonë,
  50. t'i shërbehet të mirës së përgjithshme.
  51. Jemi të tërë Mozilla Firefox.
  52. Nuk jemi thjesh një shfletues ndryshe.
  53. Jemi një shfletues që sjell ndryshim.